“Deri në 2030 nuk do të ketë pensione nën 150 euro” - Gonxhja: Reforma në këtë sektor merr rrugë vitin e ardhshëm

Diamila Leka/ Scan
Qeveria po pregatitet që të ketë një jetëzim dhe konkretizim të reformës së pensioneve. Ky është mesazhi i fjalës së Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja në Kongresin e Partisë Socialiste. Më tej ai theksoi se po punohet që mos të ketë më pensione nën 150 euro.
“Duke filluar nga domosdoshmëria për një rritje më kuptimplotë të pensioneve se sa rritjet shumë të vogla të këtyre viteve. Por fatmirësisht sot, pikërisht ekonomia na ka krijuar më shumë mundësi se sa kishim deri dje, për të guxuar edhe me pensionet, të cilat padiskutim janë edhe pjesa më sfiduese e politikës ekonomike të një vendi në zhvillim si Shqipëria. Ne po punojmë për këtë dhe do të nisim të hedhim hapat e duhur, që në rrugën drejt Shqipërisë 2030 të mos ketë më pension nën 150 euro. Reforma e re e pensioneve do të marrë rrugë vitin e ardhshëm dhe frutet e saj do të shihen padiskutim në dy deri tre vitet e ardhshme.”
Sipas ministrit Gonxhja, vitin e ardhshëm pritet një reformë e re pensionesh.
“Reforma e re e pensioneve do të marrë rrugë vitin e ardhshëm dhe frutet e saj do të shihen padiskutim në dy deri tre vitet e ardhshme. Gjithashtu së shpejti do të ndryshojë ndjeshëm edhe shërbimi i pensioneve dhe do të marrë fund praktika e çuarjes së pensioneve me zarfa nëpër shtëpi.”
Banka Botërore dhe qeveria shqiptare po bëhen gati të vënë në jetë një reformë të re dedikuar penisoneve, ku përmes katër shtyllave kryesore synon të ketë më shumë qëndrueshmëri dhe të sjellë të ardhura më të larta për pensionistët
Sondazh

Rritet numri i të papunëve afatgjatë - Me një normë prej 71%, renditemi të dytët në Europë
Xhorxhina Deda/SCAN Nga 10.9% që ishte shkalla e papunësisë në vitin 2022, në vitin 2023 u ul me 0.2 pikë përqindje, duke arritur në 10.7%. Gjatë vitit......

Shqipëria, tregti edhe me Kubën - Nga duhani, tek pijet alkoolike gjatë gjysmës së parë të vitit
Armela Duka/SCAN Shqipëria importon një sërë produktesh nga Kuba, edhe pse volumi i tregtisë mes dy vendeve është relativisht i ulët. Kuba është e......

Central eolik 55 MW në Korçë - Energjia e erës / Interes nga investitorët privatë, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Ola Mitre / Scan Teksa energjia e erës nuk është shfrytëzuar ende në vendin tonë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur një......

Më shumë të ardhura dhe procedura të lehtësuara - DPSHTRR: Janar-qershor, 115.5 milionë lekë plus nga targat risi
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka analizuar të dhënat në 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas......

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan 3-vjeçar në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet!
Edel Strazimiri / SCAN Italia dhe Kina nënshkruan një plan veprimi tre-vjeçar të dielën për të zbatuar marrëveshjet e kaluara dhe për të eksperimentuar......

Sigurimi motorik, 6.6 mld lekë prime në 6-mujorin e parë - Rritet numri i kontratave. Shkak, shifrat e larta të aksidenteve
Ledina Elezi/SCAN Më shumë qytetarë po sigurojnë automjetet e tyre në rast aksidenti, fakt që vërehet në rritjen e numrit të kontratave të sigurimit......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan është blerë sot me 91.9 lekë dhe është shitur me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet edhe sot me 99.9 lekë......

Turqia i kthen Riadit 5 miliardë dollarë - Shenjë e stabilizimit të rezervave valutore të vendit
Dorina Kurtaj / SCAN Banka Qendrore e Turqisë bëri një lëvizje historike duke kthyer një depozitë prej 5 miliardë dollarësh nga Arabia Saudite.......