Shqipëria Postuar më 29 Korrik 2024, 13:03

Rriten anëtarët në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike  - Zhvillimet e tregut, shkon në 27 numri i subjekteve të listuar në ALPEX

Nga SCAN TV
Rriten anëtarët në Bursën Shqiptare të Energjisë

Ola Mitre /SCAN

 

Teksa zyratisht Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike nisi operimet në datën 11 prill të vitit të kaluar, aktualisht numri i kompanive të listuara ka arritur në 27. Numri i tyre u rrit pas 3 anëtarësimeve të reja në muajin korrik, duke shënuar një hap përpara në zhvillimin e tregut të organizuar të energjisë.

Kompanitë kryejnë transaksione të shit – blerjes për 2 zonat ofertuese të Shqipërisë dhe Kosovës, pas bashkimit të tregjeve që u shënua në muajin shkurt të këtij viti.

Sipas të dhënave nga ALPEX, nga Shqipëria janë listuar në total 20 kompani, ndërsa sa i takon Kosovës numri i kompanive të listuara ka shkuar në 7. Ndërkaq, krahas rritjes së numrit të anëtarëve pjesëmarrës, bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë ka rritur volumet e tregtuara në këtë bursë.

Funksionimi i bursës paraqet një sërë avantazhesh, që lidhen me çmimet konkurruese, si dhe ofron një sinjal transparent të çmimeve për investime në energji. Ndërkohë që rritja e numrit të anëtarëve është një kërkesë edhe e sektretariatit të Komuniteti të Energjisë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat