Kategoritë që do preken nga rritja e pensioneve - Përfitojnë më shumë se 140 mijë të moshuar, pjesa më e madhe në fshat
Ada Hazizolli/SCAN
Prej muajsh Qeveria ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve, por ajo që mund të thuhet me siguri deri në këtë pikë të procesit, është që do të rishikohen pensionet e ulta, nën 150 euro. Por, cili është impakti që do të sjellin këto ndryshime dhe cilat janë kategoritë që do preken? Duke ju referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, janë mbi 140 mijë persona, që aktualisht marrin një pension më pak se 150 euro në muaj. Këtu përfshihen pensionet në zonat rurale si edhe pensionet familjare në zonat urbane.
Konkretisht, deri në fund të vitit 2023 në skemën e pensioneve rezultonin rreth 705 mijë qytetarë, nga të cilët 608 581 pensione urbane dhe 96 418 pensione rurale.
Në mënyrë të detajuar, nga 608 581 pensione urbane: 503 747 janë pensione pleqërie duke përfshirë këtu pleqëri të plotë, të reduktuar dhe të pjesshme. Për këtë kategori masa e pensionit shkon mesatarisht 18 341 lekë dhe bashkë me kompensimet që aplikohen, arrin në 19 922 lekë në muaj.
Ndërkohë, 60 956 janë pensione invaliditeti (nga sëmundje të përgjithshme, sëmundjet profesionale dhe aksidentet në punë) të cilët përfitojnë mesatarisht 18 851 lekë në muaj duke përfshirë këtu edhe kompensimet dhe pjesa tjetër, pra 43 878 persona trajtohen me pensione familjare. Për këta të fundit, pra për pensionet familjare në zonat urbane masa e përfitimit shkon në 8 558 lekë bashkë me kompensimet arrin 10 139 lekë. Është pikërisht kjo kategori, që do të preket nga rritja e pensionit dhe me ndryshimet që do të finalizohen vitin e ardhshëm, pensionet familjare në zonat urbane nuk do të jenë nën 150 euro, duke nënkuptuar këtu një rritje mesatare me rreth 5 mijë lekë.
Kategoria tjetër që preket në tërësinë e saj janë pensionet në zonat rurale. Janë 96 418 persona në skemë, nga të cilët 86 902 trajtohen me pensione pleqërie (pleqëri e plotë dhe e pjesshme), 5 636 me pensione invaliditeti dhe 3 880 me pensione familjare.
Referuar ISSH-së, për pensionet e pleqërisë në fshat masa e përfitimit bashkë me kompensimet arrin në 11 576 lekë. Për pensionet e invaliditetit, 9 201 lekë ndërsa për pensionet familjare, 2 408 lekë. Në këto kushte, shtesa për këtë kategori pritet të variojë nga 4 mijë deri në rreth 13 mijë lekë në muaj.
Në total janë 140.296 pensionistë që do të përfitojnë nga shtesa e re, në përmbushje të angazhimit për të mos pasur më pensione nën 150 euro deri në vitin 2030. Por ky është vetëm një prej aspekteve që do të rishikohet e që padiskutim përbën thelbin e kësaj reformë të re që do ndërmerret. Ndër ndryshimet e projektuara janë edhe ato që kanë të bëjnë me periudhën kontributive, që duhet të plotësohet për të marrë pension të plotë, skemën e kontributeve për të vetëpunësuarit në zonat rurale si edhe trajtimet suplementare.
Sondazh

Tregu i sigurimeve, regjistrohen 6.000 kontrata të reja - Hysa: Të varur nga sigurimi motorik. Vlerat janë rritur, por ndikoi euro
Alida Lula / SCAN 6000 kontrata të reja janë shënuar në tregun e sigurimeve, ku eksperti Erald Hysa thotë për SCAN tv se në vlerë janë rritur për......

“Deri në 2030 nuk do të ketë pensione nën 150 euro” - Gonxhja: Reforma në këtë sektor merr rrugë vitin e ardhshëm
Diamila Leka/ Scan Qeveria po pregatitet që të ketë një jetëzim dhe konkretizim të reformës së pensioneve. Ky është mesazhi i fjalës së Ministrit të......

Rritet numri i të papunëve afatgjatë - Me një normë prej 71%, renditemi të dytët në Europë
Xhorxhina Deda/SCAN Nga 10.9% që ishte shkalla e papunësisë në vitin 2022, në vitin 2023 u ul me 0.2 pikë përqindje, duke arritur në 10.7%. Gjatë vitit......

Shqipëria, tregti edhe me Kubën - Nga duhani, tek pijet alkoolike gjatë gjysmës së parë të vitit
Armela Duka/SCAN Shqipëria importon një sërë produktesh nga Kuba, edhe pse volumi i tregtisë mes dy vendeve është relativisht i ulët. Kuba është e......

Central eolik 55 MW në Korçë - Energjia e erës / Interes nga investitorët privatë, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Ola Mitre / Scan Teksa energjia e erës nuk është shfrytëzuar ende në vendin tonë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur një......

Më shumë të ardhura dhe procedura të lehtësuara - DPSHTRR: Janar-qershor, 115.5 milionë lekë plus nga targat risi
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka analizuar të dhënat në 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas......

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan 3-vjeçar në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet!
Edel Strazimiri / SCAN Italia dhe Kina nënshkruan një plan veprimi tre-vjeçar të dielën për të zbatuar marrëveshjet e kaluara dhe për të eksperimentuar......

Sigurimi motorik, 6.6 mld lekë prime në 6-mujorin e parë - Rritet numri i kontratave. Shkak, shifrat e larta të aksidenteve
Ledina Elezi/SCAN Më shumë qytetarë po sigurojnë automjetet e tyre në rast aksidenti, fakt që vërehet në rritjen e numrit të kontratave të sigurimit......