Konferenca e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira...”, Gjonaj: Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe atë institucional
Në Tiranë është zhvilluar takimi e Rrjetit Parlamentar Gratë të Lira nga Dhuna dhe Komisionit për Barazi dhe MosDiskriminim, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Europës, me pjesëmarrjen e deputeteve nga 46 shtetet anëtare të KiE.
Sesioni i parë i këtij takimi u moderua nga Raporterja e Përgjithshme e AP të Këshillit të Europës për Dhunën ndaj Grave, Etilda Gjonaj.
“Në kontekstin shqiptar, Shqipëria veçanërisht vitet e fundit ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe atë institucional. Aktualisht, Shqipëria ka një kuadër ligjor që adreson dhunën me bazë gjinore, është palë në një sërë traktatesh kyçe për mbrojtjen e të drejtave të grave, të tilla si Konventa e Stambollit, CEDAË si dhe ka një sërë ligjesh të rishikuara me qëllim përputhshmërinë e tyre me standardet dhe parashikimet ndërkombëtare.
Bëj pjesë në një Parlament që balancën gjinore e ka prioritet, dhe unë jam 1 nga 50 gratë deputete në Kuvendin e Shqipërisë (ku 36% e zënë gratë – falë përpjekjeve të vazhdueshme edhe të kolegeve deputete që janë përballur më herët me këtë sfidë). Qeveria shqiptare ka numrin më të lartë të ministreve gra, dhe kjo falë vizionit dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kryeministrit Edi Rama në këtë drejtim.
Pavarësisht sa përmënda më sipër, me nevojën për të përafruar legjislacionin tonë me “acquis communautaire” dhe standardet ndërkombëtare, të zhvillimeve teknologjike, formave të reja të dhunës me të cilat gratë dhe vajzat po përballen, ka nevojë për rolin tonë aktiv si ligjvënëse, në parashikimin e masave të reja ligjore dhe institucionale, rishikim të masave ndëshkuese, rolin aktiv të institucioneve shtetërore për ndërgjegjësimin e viktimave, rolin e të gjithë shoqërisë për parandalimin e rasteve të tilla të dhunës, me pasoja edhe fatale për jetën” tha Gjonaj në fjalën e saj.
Fjalimi i plotë i mbajtur nga Etilda Gjonaj, Raportere e Përgjithshme e APKiE-së për dhunën ndaj grave,
Më lejoni të filloj këtë konferencë duke ju uruar mirëseardhjen në Tiranën tonë të gjithë të ftuarve, kolegëve deputet nga 46 shtetet anëtare të KiE, duke i falenderuar edhe për faktin që jemi në ditët e zgjedhjeve parlamentare europiane, si dhe drejtuesve të lartë nga KiE në Strasburg, Sekretariatit të Komisionit të Barazisë dhe Mosdiskriminimit, sekretarive të delegacioneve dhe të grupeve politike, stafeve dhe miqve të tjerë të ftuar.
Ne kishim privilegjin dje, që në pritjen e organizuar në hapje të kësaj konference të kishim Sekretaren e përgjithshme znj. Despina Chatzivassiliou-Tsolvis, gruaja e parë që mban këtë pozicion, e cila theksoi edhe njëherë mbështetjen e saj të fortë ndaj veprimtarisë së Netëorkut, por më kryesorja të çështjeve gjinore, duke e konsideruar si prioritet të saj personal dhe të agjendës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
E ndërsa sot, jam e nderuar të hap këtë konferencë me një panel me gra të forta të cilat në pozicionet dhe eksperiencat e tyre kanë kontribuar për avancimin e agjendës së grave dhe barazisë gjinore, do të ndajnë me ju jo vetëm përshëndetjet e rastit por edhe mendimet e vyera se si mund ta intensifikojmë këtë përpjekje.
Vitet e fundit, Tirana është shndërruar në një ‘hub’ strategjik për pritjen dhe organizimin e takimeve të rëndësishme ndërkombëtare, duke promovuar dialogun dhe bashkëpunimin për çështje të ndryshme globale. Këto takime, jo vetëm që kanë treguar rëndësinë diplomatike në rritje të Shqipërisë, të një Shqipërie që aspiron në dëshirë ashtu si edhe në përpjekje titanike për të qënë anëtare e Bashkimit Europian, por gjithashtu kanë lehtësuar diskutimet jetike mbi stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Roli i Tiranës si qendër diplomatike vazhdon të zgjerohet, duke nxitur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin midis kombeve.
Më lejoni që edhe në rolin tim si Raportere e Përgjithshme e Asamblesë për luftën kundër dhunës ndaj grave, si deputete e vendit tim, të shpreh entuziazmin e thellë dhe mirënjohjen e pakufi, që ne jemi mbledhur sot këtu në Tiranë për herë të parë si Rrjet Parlamentar i Asamblesë Ëomen Free from Violence. Më vjen mirë që Tirana, është tashmë edhe vendi për të diskutuar ndërkombëtarisht strategjitë dhe nismat që synojnë promovimin e barazisë dhe mbrojtjen e të gjitha grave të ekspozuara ndaj dhunës të të gjitha formave.
.............
Ndërsa krenohemi me rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe me përpjekjet konkrete të saj për të përmbushur standardet e BE-së dhe për të perqafuar vlerat e larta të KiE, angazhimi ynë, angazhimi i Kryeministrit dhe i Qeverisë për të siguruar që çdo individ, veçanërisht gratë, të mund të ndjejnë plotësisht përfitimet e përparimit të vendit tonë, duke jetuar në një shoqëri pa dhunë, mbetet i palëkundur.
Një shoqëri që sot mbështet dhe kontribuon në barazinë gjinore është një shoqëri e sigurtë për të nesërmen, është një shoqëri e denjë për të ardhmen tonë të përbashkët.
Në epokën dixhitale, lehtësitë e shfaqura janë të jashtëzakonshme, por sfidat me të cilat shoqëria përballet dhe veçanërisht gratë janë të shumta, pasi edhe formave të dhunës ndaj grave i shtohen forma të reja të dhunës digjitale/kibernitike, si ngacmimi online, gjuha e urrejtjes, komentet me natyrë seksiste, kërcënimet etj. Këto forma të dhunës janë po aq të dëmshme sa dhuna fizike, duke shkaktuar dëme të rënda psikologjike si një kërcënim i jetës dhe shëndetit të grave por dhe duke mbytur zërat e grave në diskursin publik.
Dhuna digjitale është një fenomen që sot vihet re në të gjitha shoqëritë, kjo pse edhe në nivel ndërkombëtar nëpërmjet masave ligjore dhe atyre institucionale, është vendosur fort theksi për ta luftuar.
Sipas statistikave të Këshillit të Europës (2020), rreth 58% e grave kanë përjetuar dhunën online dhe rreth 50% e tyre kanë pohuar se kanë përjetuar më shpesh dhunë online sesa dhunë fizike. Ndërkohë, po t’ju referohemi shifrave në raportin e vitit 2022 të Instituti Evropian për Barazi Gjinore, ngacmimi online është dokumentuar në 19 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, në forma të ndryshme si: dërgimin e kërcënimeve, mesazheve shqetësuese dhe ngacmimet.
Pavarësisht se Këshilli i Evropës luan një rol drejtues në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të dhunës kundër grave, përsëri ky fenomen ka një përhapje të madhe dhe veçanërisht në vendet në konflikt apo në luftë. Konventa e Stambollit si një mekanizëm kryesor, tashmë me një histori 10 vjecare nga hyrja në fuqi e saj, e ratifikuar nga 38 vende, duke përfshirë edhe Bashkimin Europian, i kushton një vend të vecantë masave që duhen marrë për luftën kundër dhunës ndaj grave duke përfshirë edhe atë online, të detyrueshme për zbatim.
Një tjetër hap i rëndësishëm në nivel Bashkimi Evropian, është miratimi i Direktivës në 7 maj 2024, e cila kriminalizon disa forma specifike të dhunës ndaj grave, duke kërkuar nga shtetet anëtare marrjen e masave konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht për parandalimin e dhunës seksuale me forcë dhe promovimin e dhënies së pëlqimit në marrëdhëniet seksuale, dhunën digjitale dhe sulmet online, mbrojtjen e viktimave, garantimin e qasjes në drejtësi, mbështetjen e tyre dhe ndëshkimin e dhunuesve.
"Rrjeti parlamentar i grave të lira nga dhuna" është angazhuar në mënyrë aktive në luftimin e dhunës ndaj grave duke përkrahur reformat legjislative, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke nxitur bashkëpunimin midis parlamentarëve në vende të ndryshme për të qënë në një farë mënyrë dhe “rojtarët” e zbatimit të Konventës së Stambollit.
...........
Ndërkohë, në kontekstin shqiptar, Shqipëria vecanërisht vitet e fundit ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe atë institucional. Aktualisht, Shqipëria ka një kuadër ligjor që adreson dhunën me bazë gjinore, është palë në një sërë traktatesh kyçe për mbrojtjen e të drejtave të grave, të tilla si Konventa e Stambollit, CEDAË si dhe ka një sërë ligjesh të rishikuara me qëllim përputhshmërinë e tyre me standardet dhe parashikimet ndërkombëtare.
Bëj pjesë në një Parlament që balancën gjinore e ka prioritet, dhe unë jam 1 nga 50 gratë deputete në Kuvendin e Shqipërisë (ku 36% e zënë gratë – falë përpjekjeve të vazhdueshme edhe të kolegeve deputete që janë përballur më herët me këtë sfidë). Qeveria shqiptare ka numrin më të lartë të ministreve gra, dhe kjo falë vizionit dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kryeministrit Edi Rama në këtë drejtim.
Pavarësisht sa përmënda më sipër, me nevojën për të përafruar legjislacionin tonë me “acquis communautaire” dhe standardet ndërkombëtare, të zhvillimeve teknologjike, formave të reja të dhunës me të cilat gratë dhe vajzat po përballen, ka nevojë për rolin tonë aktiv si ligjvënëse, në parashikimin e masave të reja ligjore dhe institucionale, rishikim të masave ndëshkuese, rolin aktiv të institucioneve shtetërore për ndërgjegjësimin e viktimave, rolin e të gjithë shoqërisë për parandalimin e rasteve të tilla të dhunës, me pasoja edhe fatale për jetën.
Format e dhunës digjitale veçanërisht në shoqëri të vogla patriarkale, pengojnë gratë të përfshihen në politikë, në qeverisje, në vendimmarrje, në pozicione drejtuese etj. Kjo dhunë bëhet akoma më e ashpër me gratë politikane dhe figurat publike, sidomos kur këto të fundit janë në krye të reformave apo vendimmarrjeve të rëndësishme, gjë që dëshmon edhe njëherë faktin se asnjë nga ne nuk ka imunitet nga dhuna dhe sidomos nga ajo online.
Nisur nga roli im si Raportere e Përgjithshme por edhe si nënkryetare e Aleancës së Grave Deputete, në bashkëpunim me gratë deputete dhe me një gjithëpërfshirje të shumë aktorëve të tjere, të ekzekutivit, të shoqërisë civile, gjyqtarëve dhe prokurorëve e gazetarëve, jemi në fazën e hartimit të një iniciative ligjore për të adresuar dhunën digjitale dhe psikologjike në Shqipëri. Kjo iniciativë e re nuk do të përfshijë vetëm aspektin penal, por edhe masa administrative dhe instiucionale tepër të rëndësishme, ndaj ju ftoj të gjithëve që të angazhoheni aktivisht në dy panelet vijuese të këtij takimi, të bëni pyetje dhe të ndani njohuritë tuaja të çmuara, pasi do të jenë një vlerë e shtuar, jo vetëm për këtë takim, por edhe për çdo iniciativë të re ligjore në funksion të luftës kundër dhunës ndaj grave.
Kam shumë dëshirë të citoj një grua, gjyqtare e Gjykatës Supreme në SHBA, Ruth B. Ginsburg “Gratë do të kenë arritur barazinë e vërtetë kur burrat të ndajnë me to përgjegjësinë për të rritur brezin e ardhshëm” ndaj lë të punojmë të gjithë së bashku, për të krijuar një mjedis më të sigurtë dhe më të barabartë fizik dhe online për gratë në mbarë botën pasi ‘Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut!’.
Në mbyllje të fjalës time, shpreh edhe njëherë mirënjohjen time të thellë për praninë e të gjithëve ju sot këtu, pasi sfida që kemi përpara është serioze dhe vetem të bashkuar dhe duke mbështetur njëri-tjetrin mund t’ia dalim për ta adresuar siç duhet çështjet që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave dhe format moderne të kësaj dhune në epokën digjitale.
Sondazh

Meloni, nga Shëngjini: Më 1 gusht hapen qendrat për emigrantët - Kryeministrja e Italisë: Krenare për zbatimin e marrëveshjes
Në datën 1 gusht do të jenë në funksion të plotë kampet e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar......

Subvencionet nxisin formalizimin e sektorit bujqësor - Rreth 14.3% më shumë fermerë të regjistruar me NIPT
Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2023, është 96,440 duke shënuar një rritje me 14.3% krahasuar me numrin e fermerëve të regjistruar një......

Në cilën fazë janë hetimet për bulmetin dhe ushqimet? - Koliqi: Çmimet janë rritur 38%. Biba: Vendimi kërkon kohë
Autoriteti i Konkurrencës është vendosur në qendër të kritikave nga deputetët e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, për shkak se nga 10......

Fjalimet e deputetëve do të zbardhen nga Inteligjenca Artificiale - Çdo ditë prodhohet mesatarisht 10 orë material audio
Fjalimet e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë do të zbardhen përmes inteligjencës artificiale. Projekti parashikon një platformë të re që transkripton të......

Mineralet shqiptare, 552 leje aktive në vitin 2023 - Gati 75% dominohet nga kromi dhe guri gëlqeror e mermeri
Numri i lejeve minerare mbeti thuajse i pandryshuar gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore......

Në cilin sektor u shtuan më shumë ndërmarrjet? - Ndërtimi mban rekord. Në tregti dhe bujqësi, rritja më e ulët e numrit të bizneseve
Numri i ndërmarrjeve aktive në fund të vitit 2023 rezulton të jetë rritur me 4.1%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 130,338. Sipas të dhënave të......

Nga 20 qershori, në qarkullim monedha e re 5 lekëshe - Pak ditë më parë u rishtyp edhe 10 lekëshi
Duke filluar nga data 20 qershor 2024 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit......

Formulë e re për tatimin mbi pagat - Ndryshon ligji. Lehtësohen të rinjtë, rritet kompensimi për fëmijët në ngarkim
Ministria e Financave pritet të hedhë për konsultim publik ndryshimet mbi ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku do të preket tatimi mbi pagat. Konkretisht......