Në cilën fazë janë hetimet për bulmetin dhe ushqimet? - Koliqi: Çmimet janë rritur 38%. Biba: Vendimi kërkon kohë

Autoriteti i Konkurrencës është vendosur në qendër të kritikave nga deputetët e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, për shkak se nga 10 rekomandimet e rezolutës së miratuar nga Kuvendi gjatë vitit të kaluar, 4 prej tyre nuk janë realizuar dhe që lidhen me hetime të papërfunduara për tregun e qumështit, tregun e ushqimeve të shportës, karburanteve, telekomunikacionit dhe materialeve të ndërtimit.
Emilia Koliqi, Deputete e PD:
“Në muajin shkurt është hapur hetim për tregun e qumështit por nuk ka një vendim për një vendim të thelluar për këtë hetim paraprak dhe pse rezulton se produktet e qumështit kanë një rritje me 38 për qind. Gjithashtu s’ka vendime për tregun e grurit, orizit, sheqerit, nuk jepen arsye pse s’ka hetim te thelluar dhe shihet se me rënien euros edhe çmimet e importit kane rene por ne fakt çmimet e konsumit ose kane qëndruar ne vend ose janë rritur. Si është qëndrimi juaj në lidhje me paketën e shportës?
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës bëri me dije se ku është aktualisht situata me këto hetime, duke theksuar se nuk ka një kohë të caktuar për të dhënë një vendim.
Denar Biba, Kryetar i Autoritetit të Konkurrencës:
“Ne lidhje me monitorimin e tregut të qumështit dhe ushqimeve, hetimi është vijues. Kemi mbyllur hetimin me produktet oriz sheqer, tek qumështi hetimi vijon. Ne mund të na kryqëzoni për kohëzgjatjen e hetimeve, por s’mund të bëhen në kohë të shkurtër dhe nëse e humbet koherencën. Hetimet tona zgjasin. Ne kemi ato kapacitete që kemi. Ne tregun e produkteve ushqimore, asnjë kompani s’kishte pozitë dominuese. Nuk gjetëm shenja dhe evidenca për marrëveshje të ndaluar që do të na lejonte të progresonim për një hetim paraprak”.
Gjatë vitit 2023, Autoriteti i Konkurrencës ka arkëtuar 46.2 milionë lekë nga procedurat e përqendrimeve dhe nga gjobat. Referuar raportit të këtij institucioni, janë realizuar 15 monitorime dhe kryer 8 procedura hetimore në tregjet me pozitë dominuese/koncensionet.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Fjalimet e deputetëve do të zbardhen nga Inteligjenca Artificiale - Çdo ditë prodhohet mesatarisht 10 orë material audio
Fjalimet e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë do të zbardhen përmes inteligjencës artificiale. Projekti parashikon një platformë të re që transkripton të......

Mineralet shqiptare, 552 leje aktive në vitin 2023 - Gati 75% dominohet nga kromi dhe guri gëlqeror e mermeri
Numri i lejeve minerare mbeti thuajse i pandryshuar gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore......

Në cilin sektor u shtuan më shumë ndërmarrjet? - Ndërtimi mban rekord. Në tregti dhe bujqësi, rritja më e ulët e numrit të bizneseve
Numri i ndërmarrjeve aktive në fund të vitit 2023 rezulton të jetë rritur me 4.1%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 130,338. Sipas të dhënave të......

Nga 20 qershori, në qarkullim monedha e re 5 lekëshe - Pak ditë më parë u rishtyp edhe 10 lekëshi
Duke filluar nga data 20 qershor 2024 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit......

Formulë e re për tatimin mbi pagat - Ndryshon ligji. Lehtësohen të rinjtë, rritet kompensimi për fëmijët në ngarkim
Ministria e Financave pritet të hedhë për konsultim publik ndryshimet mbi ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku do të preket tatimi mbi pagat. Konkretisht......

Austria mbyll Danubin për transportin detar pas përmbytjeve vdekjeprurëse!
I gjithë Danubi në Austri është mbyllur pasi uji doli nga strati në Linz, qyteti i tretë më i madh i vendit. Lumi, i cili rrjedh mbi 350 kilometra e Austrisë,......

Sa internet shpenzon një person në muaj? - Konsumuam mesatarisht 134 minuta dalëse dhe 8.45 GB internet
Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar më pak minuta dalëse, SMS dhe internet gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i......

Kryeministrja Meloni vizitë në Shqipëri - Inspekton qendrat për emigrantët në Shëngjin, konferencë me Ramën
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, viziton sot Shqipërinë, ku do të inspektojë qendrat e emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria Italiane në territorin......