Shqipëria Postuar më 5 Qershor 2024, 12:57

Fjalimet e deputetëve do të zbardhen nga Inteligjenca Artificiale - Çdo ditë prodhohet mesatarisht 10 orë material audio

Nga SCAN TV
Fjalimet e deputetëve do të zbardhen nga Inteligjenca Artificiale -

Fjalimet e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë do të zbardhen përmes inteligjencës artificiale.

Projekti parashikon një platformë të re që transkripton të gjitha takimeve që janë pjesë e aktivitetit parlamentar  si seancë plenare, mbledhje komisionesh parlamentare dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të Kuvendit.

Aktualisht, procesi kryhet manualisht nga ekipi i redaktorëve të Kuvendit ku vlerësohet se prodhohet mbi 10 orë material audio në ditë, çka sjell sforcim për zbardhjen dhe redaktimin e kësaj sasie materiali.

Për këtë qëllim, Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur një tender me fond 74.5 milionë lekë për të blerë sistemin e transkriptimit të dhënave audio-video, bazuar në inteligjencën artificiale.

Aplikimi i inteligjencës artificiale do të shtrihet edhe në institucione të tjera.

Më herët është njoftuar aplikimi në procesin e prokurimeve publike dhe në procesin e përkthimit dhe përshtatjes së ligjeve për procesin e përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat