Shqipëria Postuar më 5 Qershor 2024, 10:36

Kryeministrja Meloni vizitë në Shqipëri - Inspekton qendrat për emigrantët në Shëngjin, konferencë me Ramën

Nga SCAN TV
Kryeministrja Meloni vizitë në Shqipëri - Inspekton qendrat

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, viziton sot  Shqipërinë, ku do të inspektojë qendrat e emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria Italiane në territorin shqiptar. Punimet për qendrën pritëse në Shëngjin përfunduan një ditë para vizitës së Melonit, aty ku edhe dy homologët pritet të mbajnë një konferencë për shtyp.

Meloni dhe Edi Rama në orën 11:15 do të vizitojnë zonën e Gjadrit në Lezhë, që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit. Më pas në  orwn 12:00 në qendrën pritëse në Shëngjin, do mbahet konferenca Rama-Meloni.

Masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit kanë nisur prej të hënës, pasi në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur oficerë të policisë italiane.

Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë që do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e refugjatëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit.

Qendra pritëse do të ketë një kapacitet 3 mijë vende, ndërsa në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do t’i largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Qershor

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka humbur sërish pikë edhe këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 91.8 lekë dhe është shitur me 92.7 lekë sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat