Rekord në rezervimet turistike - Turistët kinezë tani priren të zgjedhin destinacionet e brendshme

Destinacionet vendase më të lira priren të zgjidhen nga turistët kinezë ndaj udhëtimeve jashtë shtetit, me atraksionet vendase duke u bërë gjithnjë e më konkuruese falë infrastrukturës së përmirësuar dhe promovimit.
Sipas një raporti të fundit, arsyeja numër një që familjet e pasura të qëndrojnë brenda Kinës janë opsionet e panumërta turistike, ndërsa arsyeja e dytë është kostoja shumë e lartë e udhëtimit jashtë vendit. Si rezultat, mbajtja e turistëve në vend mbështeti ndjeshëm rimëkëmbjen e Kinës pas pandemisë. Në fakt, sipas platformës së prenotimeve Trip.com, rezervimet për fshatrat kineze u rritën me 2.6 herë në 2023 – shin krahasuar me 2019-ën.
Gjithashtu, gjatë një feste kombëtare në pesë ditët e para të majit, të ardhurat nga udhëtimet dhe turizmi në vend u rritën në krahasim me vitin 2019, ndërsa fluturimet jashtë vendit ishin pak më të ulëta. Sipas operatorëve të sektorit, rikuperimi në udhëtimet jashtë vendit do të vonohet sepse ndjesia se pjesa tjetër e botës është e çmendur dhe e rrezikshme, aktualisht është edhe më e fortë.
Por boom-i i turizmit që ka ndodhur në zona të shpërndara të Kinës nuk është planifikuar strategjikisht, dhe kështu është e pasigurt se sa do të zgjasë ose çfarë gjurme do të lërë. Megjithatë, në afat të shkurtër, disa rajone do të përfitojnë ndjeshëm. Prandaj autoritetet vendore jashtë qyteteve të mëdha kanë shtuar përpjekjet për të tërhequr turistë, veçanërisht përmes mediave sociale.
Përveç rrjeteve sociale, turizmit lokal i është dhënë një shtysë e madhe edhe nga filmat apo serialet me destinacione specifike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Francë, të rinjtë mendojnë për pleqërinë - Një në tre 20-vjeçarë kursejnë diçka për moshën e tretë
Thuhet se të rinjtë e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe të përjetshëm. Se nuk mendojnë se vitet kalojnë, se një ditë do të plaken dhe do të sëmuren. Pra......

Bregu veriperëndimor, synimi drejt turizmit elitar, kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Projekte për resorte qindra milionë euro
Emisioni Insider kushtuar turizmit këtë herë u ndal në Lezhë. Krahas evidentimit të pasurive natyrore të zonës dhe potencialit të lartë për turizmin që paraqet......

Ceno Klosi largohet nga Tatimet, pritet të marrë një detyrë tjetër
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen paraditen e kësaj të marte. Ai pritet që të emërohet zëvendësministër. Ceno Klosi ka......

Ndërtimi vijon nën presionin e çmimeve - Kostot u rritën me 3.4% në tremujorin e parë, nga energjia dhe pagat
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi kostot e ndërtimit, për tremujorin e parë të vitit 2024, sinjalizojnë rritje si në terma vjetore, ashtu edhe në......

Qytetarët, afat për bonot e privatizimit deri në 2027-ën - 42% ende në qarkullim. Cilët janë kategoritë që mund ti përdorin?
Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të përdorin bonot e privatizimit deri në dhjetor të vitit 2027. Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka......

Si do ndikojë rritja e pagës në konsum dhe taksa? - Gjokutaj: Sektori privat nuk do preket nga kjo lëvizje
Nga një korriku paga mesatare në sektorin publik do të rritet në 900 euro. Nga rritja e herë pas herëshme e pagës minimale në vitin e kaluar, edhe sektori......

“Energjia, nis investimi në qytetet turistike” - OSSH, punime në zonën Radhimë-Orikum-Llogara. Rritet siguria e furnizimit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur zbatimin e planit të investimeve në zonat turistike të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me......

Pse duhet një letër referencë për punonjësit? - Muça: Në Shqipëri e aplikojnë vetëm kompanitë e mëdha
Kur aplikon për një vend të ri pune, në dokumentet e aplikimit kërkohet dhe letra e referencës e cila merret në punën aktuale apo në një vend pune të......