Qytetarët, afat për bonot e privatizimit deri në 2027-ën - 42% ende në qarkullim. Cilët janë kategoritë që mund ti përdorin?

Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të përdorin bonot e privatizimit deri në dhjetor të vitit 2027. Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka vendosur zgjatjen e afatit, duke qenë se kishte përfunduar në fund të vitit të kaluar me argumentin se 42% e bonove të privatizimit rezultojnë të papërdorura.
Antoneta Dhima, Deputete e PS:
“42% e bonove të privatizimit janë në qarkullim dhe mund të përdoren nga persona që duan të legalizojnë banesat e tyre apo duan të privatizojnë objekte të cilat i kanë me qira apo dëshirojnë që përmes procedurave të ndryshme ligjore të privatizojnë objekte që u janë kthyer me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave”
Referuar të dhënave zyrtare aktualisht janë asgjësuar nga Banka e Shqipërisë më shumë se 1.6 milionë copë bono privatizimi, si dhe janë përdorur për privatizim rreth 1.7 milionë copë, pra gati 58% e bonove të privatizimit.
Shtyrja e afatit u vjen në ndihmë veçanërisht të atyre kategorive të shtresave shoqërore, që përdorin bonot e në procese të rëndësishme siç janë procesi i legalizimit të ndërtimeve informale, privatizimi i objekteve që administrohen nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, organet e pushtetit vendor, etj., të cilat nuk janë privatizuar ende.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Si do ndikojë rritja e pagës në konsum dhe taksa? - Gjokutaj: Sektori privat nuk do preket nga kjo lëvizje
Nga një korriku paga mesatare në sektorin publik do të rritet në 900 euro. Nga rritja e herë pas herëshme e pagës minimale në vitin e kaluar, edhe sektori......

“Energjia, nis investimi në qytetet turistike” - OSSH, punime në zonën Radhimë-Orikum-Llogara. Rritet siguria e furnizimit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur zbatimin e planit të investimeve në zonat turistike të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me......

Pse duhet një letër referencë për punonjësit? - Muça: Në Shqipëri e aplikojnë vetëm kompanitë e mëdha
Kur aplikon për një vend të ri pune, në dokumentet e aplikimit kërkohet dhe letra e referencës e cila merret në punën aktuale apo në një vend pune të......

Korea, furnizuesi i dytë më madh i makinave - Në pesë muaj, importi në Shqipëri nga ky vend zinte 17.5% të totalit
Gjatë pesë muajve të parë të vitit aktual në Shqipëri janë regjistruar për herë të parë gjithsej 41,595 mjete, ku 83.3% e tyre janë autovetura. Nëse analizojmë......

BE, 145 rekomandime Shqipërisë për gjyqësorin - Kryenegociatorja: Po përcaktohen masat për prioritetet e Planit të Rritjes Ekonomike
Shqipëria i ka përmbushur kushtet teknike për çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë të legjislacionit të Bashkimit Evropian, EU acquis. Në Komisionin......

Shqipëria, progres në klimën e bizneseve të reja - Indeksi i startup-eve, tregojmë qëndrueshmëri dhe potencial në renditje
Shqipëria është ngjitur në renditjen e saj në ‘Indeksin Global të Ekosistemit së Startup-eve’ për vitin 2024, i publikuar nga ‘Startup Blink’. Renditja globale......

Pagat joshin të rinjtë, rritet interesi për hoteleri-turizëm - Gishti: Oferta sërish e pamjaftueshme, investime në cilësi
Shkollat profesionale po tentojnë të zgjidhin problemin që ka aktualisht sektori i turizmit për të gjetur staf të kualifikuar, duke investuar në këtë drejtim......

Uji, Kuvendi liston kërkesat për ERRU - Nga tarifat, te reduktimi i stafit. Miratohet projektrezoluta për vitin 2024
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektrezolutën e vitit 2024 për Entin Rregullator të Ujit, duke i kërkuar t’i kushtojë rëndësi monitorimit të......