Shqipëria, progres në klimën e bizneseve të reja - Indeksi i startup-eve, tregojmë qëndrueshmëri dhe potencial në renditje

Shqipëria është ngjitur në renditjen e saj në ‘Indeksin Global të Ekosistemit së Startup-eve’ për vitin 2024, i publikuar nga ‘Startup Blink’. Renditja globale tregon se vendi ynë është pozicionuar në vend të 72, duke fituar 2 pozicione krahasuar me edicionin e vitit 2023, i cili e rendiste në vend të 74-t. Ky indeks synon të nxjerrë në pah vendet më të mira për fillimin e bizneseve.
Gjithashtu, tregon se ku ekzistojnë bashkësitë më të lulëzuara të sipërmarrjeve dhe rendit ekosistemet fillestare të mbi 1000 qyteteve dhe 100 vendeve. Indeksi, i bazuar në një algoritëm rigoroz dhe objektiv, fuqizon sipërmarrësit, investitorët dhe politikëbërësit me të dhëna të besueshme.
Sipas raportit, Shqipëria përmirësoi renditjen e saj për të tretin vit radhazi. Po ashtu, Shqipëria u përmirësua me 1 vend duke u renditur e 18-ta në Europën Lindore dhe 39-ta në kontinentin Europian. Gjithashtu, jemi përmirësuar edhe në renditje mes vendeve të Ballkanit, duke u pozicionuar në vend të 7-të.
Ekosistemi i vetëm shqiptar i renditur në këtë indeks, Tirana, pati një rënie prej 6 vendesh në Indeks dhe pozicionohet e 465-ta në nivel global, por ka ruajtur pozicion të mirë sa i përket krahasimit me Ballkanin, duke u ngjitur në vend të 9-të. Sipas raportit, edhe pse tendencat e këtij viti janë pozitive, Shqipëria ka potencial për të performuar më mirë se kaq.
Po ta fokusojmë analizën vetëm ne vendet e Ballkanit Perëndimor shohim se vetëm Serbia qëndron para nesh në vend të 53-të, ndërkohë këtë vit kemi lënë pas Maqedoninë e Veriut e renditur në vend të 77-të. Maqedonia e Veriut shihet të ketë rënë në renditje me 7 pozicione, ndërsa Bosnje Hercegovina është përmirësuar me 4 pozicione duke u renditur në vend të 96-të. Nga ana tjetër, në këtë indeks gjejmë të renditur edhe Kosovën në vendin e 99-të, duke u përmirësuar më 2 pozicione.
Në vend të parë në rang global në këtë indeks renditen vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Kanadaja, Suedia dhe Singapori.
Në raport thuhet se ekosistemi i bizneseve në Shqipëri është ende në fazat e hershme, megjithatë ka përpjekjet e sektorit publik dhe privat për të nxitur zhvillimin e startup-eve dhe sipërmarrjes. Mes rrjeshtash thuhet se Shqipëria ka një bazë talentesh premtuese në fushën e teknologjisë dhe komuniteti lokal i startup-eve është plot entuziazëm duke ofruar sisteme të ndryshme mbështetëse me ndihmën e organizmave ndërkombëtare si BERZH apo edhe të tjera.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Pagat joshin të rinjtë, rritet interesi për hoteleri-turizëm - Gishti: Oferta sërish e pamjaftueshme, investime në cilësi
Shkollat profesionale po tentojnë të zgjidhin problemin që ka aktualisht sektori i turizmit për të gjetur staf të kualifikuar, duke investuar në këtë drejtim......

Uji, Kuvendi liston kërkesat për ERRU - Nga tarifat, te reduktimi i stafit. Miratohet projektrezoluta për vitin 2024
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektrezolutën e vitit 2024 për Entin Rregullator të Ujit, duke i kërkuar t’i kushtojë rëndësi monitorimit të......

Kina do të investojë 845 milionë dollarë për gjeneratën e ardhshme të baterive EV!
Kina planifikon të investojë rreth 6 miliardë juanë (845 milionë dollarë) për të zhvilluar teknologjinë e gjeneratës së ardhshme të baterive që fuqizon......

FMN parashikon rritje 3,8% për Kosovën - “Ekonomia e vendit vazhdon të performojë mirë”
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaron se ekonomia e Kosovës vazhdon të performojë mirë, përkundër një mjedisi sfidues. Rritja reale e PBB-së u moderua në......

Rritje e ndjeshme e çmimeve të metaleve - Si rrjedhojë e luftës tregtare SHBA-Kinë. Alumini mbetet më i shtrenjti
Rënia e inflacionit në Eurozonë, që kohët e fundit ka lëvizur rreth 2.4%, vuri në dukje efektet e zhvillimeve në produktet energjetike, me ruajtjen e normave......

Mali i Zi ndalon makinat më të vjetra se 15 vjet - Aktualisht, “mosha” mesatare është 17 vjeç. Vendimi hyn në fuqi nga 1 korriku.
Në Malin e Zi, nga 1 korriku do të ndalohet importi i makinave më të vjetra se 15 vjet. Mosha mesatare e një automjeti në Mal të Zi është rreth 17 vjet, sipas......

Aleanca ekonomike kundër sanksioneve të SHBA - Roli vendimtar i Kinës në një rrjet të ri të marrëdhënieve tregtare
Përforcimi i marrëdhënieve të Kinës me vendet arabe është tashmë i dukshëm në një sërë marrëveshjesh. Gjigandi kinez i kompjuterave Lenovo arriti së fundi një......

Pasuria e kombeve: Hendeku në rritje midis të pasurve dhe të varfërve në Europë!
Pabarazia është shfaqur si një shqetësim kryesor midis qytetarëve të BE-së. Sipas sondazhit të Eurobarometrit 2021, sigurimi i barazisë së mundësive u rendit......