Bota Postuar më 4 Qershor 2024, 10:04

Aleanca ekonomike kundër sanksioneve të SHBA - Roli vendimtar i Kinës në një rrjet të ri të marrëdhënieve tregtare

Nga SCAN TV
Aleanca ekonomike kundër sanksioneve të SHBA - Roli vendimtar i

Përforcimi i marrëdhënieve të Kinës me vendet arabe është tashmë i dukshëm në një sërë marrëveshjesh. Gjigandi kinez i kompjuterave Lenovo arriti së fundi një marrëveshje me Riadin. Kompania e naftës saudite Aramco është në bisedime me një kompani kineze petrokimike, ndërsa China FAW Group është pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët për të zhvilluar automjete elektrike dhe sisteme fotovoltaike në Egjipt.

Një ekonomi nën hijen ndërkombëtare, një bosht shpëtimi nga sanksionet, është krijuar nga grumbullimi i vendeve nën embargon dhe sanksionet e SHBA-së, disa prej shumë vitesh dhe të tjerë shumë kohët e fundit. Kina, Rusia, Irani, Venezuela, Korea e Veriut dhe vende të tjera janë mbledhur dhe bashkuar forcat për t'iu përgjigjur mbytjes së ekonomive të tyre nga sanksionet dhe, për disa, embargos ndërkombëtare të vendosur nga Uashingtoni. Me rolin vendimtar të Kinës, e cila ka arritur të zhvillojë një rrjet ndërkombëtar të marrëdhënieve tregtare, këto vende sot kanë ekonominë e shkallës që i mbron nga masat e Uashingtonit. Ato kanë zhvilluar marrëdhënie komplekse ekonomike dhe tregtare me njëri-tjetrin dhe tregtojnë gjithçka, nga ari dhe nafta deri te dronët dhe raketat.

Kina blen naftë nga tre vendet kryesore prodhuese të naftës anëtare të OPEC-ut, Rusia, Irani dhe Venezuela, duke paguar, natyrisht, me çmime shumë të ulëta. Në vitin 2023, ajo blinte 11 milionë fuçi në ditë nga këto vende. Në të njëjtën kohë, Rusia, Irani dhe Venezuela po gjenerojnë kështu të ardhurat e nevojshme për të blerë produkte nga Kina ose për të shkëmbyer me njëri-tjetrin produkte mbi të cilat Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë vendosur sanksione.

Analistët e përshkruajnë këtë grup vendesh si ‘një bosht shpëtimi nga sanksionet’ dhe theksojnë se këto vende përdorin monedhën e Kinës, por në disa transaksione dhe monedhat e tyre, si dhe sistemet e tyre alternative të pagesave. Kështu ata arrijnë të kufizojnë në mënyrë drastike sanksionet dhe embargot, si dhe aksesin e vendeve perëndimore në informacione rreth sistemeve të tyre financiare. Në veçanti për marrëdhëniet e ngushta ekonomike mes Kinës dhe Rusisë, dihet se Kina ka mbushur në masë të madhe boshllëkun e lënë nga produktet perëndimore dhe veçanërisht ato që kanë përdorim të dyfishtë, tregtar dhe ushtarak. Pekini po afron gjithashtu vendet arabe të Lindjes së Mesme, duke forcuar lidhjet e bashkëpunimit me to në një gamë të gjerë fushash.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat