Europa Postuar më 4 Qershor 2024, 16:36

25 euro një paketë: A i ndalon vërtet njerëzit të konsumojnë duhan rritja e çmimeve?

Nga SCAN TV
25 euro një paketë: A i ndalon vërtet njerëzit të

Një Komitet i Çështjeve Sociale, pjesë e Senatit të Francës, ka publikuar një raport se si taksat mund ta udhëheqin popullatën franceze drejt një stili jetese më të shëndetshëm. I publikuar javën e kaluar, një nga fokuset kryesore të botimit është pirja e duhanit - një zakon që lidhet me më shumë se 73,000 vdekje të shmangshme në Francë në vit. Për të përballuar këtë prirje, Komiteti sugjeroi që çmimi i cigareve të rritet me 5% çdo vit deri në vitin 2040. Nëse inflacioni është në 1.75%, kjo barazohet me një rritje vjetore prej 3.25%. Vlerësimet sugjerojnë se rritja e rekomanduar e taksave mund të sjellë rreth 14 miliardë euro në vit për shtetin francez.

Nëse miratohet, propozimi i Senatit do të nënkuptonte që një paketë cigare që tani kushton 12 euro do të kushtonte 25 euro në 2025 - një total më shumë në përputhje me kostot që shihen në vende si Australia dhe Zelanda e Re. Megjithatë, çmimi i cigareve është tashmë relativisht i lartë në Francë në krahasim me fqinjët e saj europianë. Duke përmendur markën më të lirë në dispozicion, kushtonte rreth 8,95 euro për të blerë një paketë me 20 cigare në Francë në vitin 2020, sipas të dhënave më të fundit nga OBSH.

Kur u rregullua për barazinë e blerjes në BE, ky çmim u tejkalua vetëm në Irlandë. Nëse përfshijmë Mbretërinë e Bashkuar, klientët britanikë dhe irlandez të veriut paguajnë edhe më shumë - me paketën më të lirë prej 12 që kushton rreth 9,30 paund. Për markat premium të cigareve, renditja mbeti kryesisht e njëjtë. Klientët në Mbretërinë e Bashkuar panë çmimet më të larta, të ndjekur nga Irlanda dhe më pas Franca. Kjo rritje e re e çmimit mund të jetë e fundit në një seri masash që qeveria franceze ka prezantuar për të luftuar duhanin.

Në vitin 2018, ish-ministrja e shëndetësisë Agnès Buzyn njoftoi një plan për të rritur gradualisht çmimin e një pakete cigaresh në 10 euro. Para kësaj, Franca kishte vendosur kufizime për pirjen e duhanit në vende publike dhe kishte ndaluar reklamat e cigareve - veçanërisht falë Ligjit të Veilit të vitit 1976 dhe Ligjit Evin të vitit 1991. Sipas OBSH-së, rritja e çmimit të cigareve është “masa e vetme më efektive dhe me kosto efektive për reduktimin e përdorimit të duhanit”. Megjithatë, përqindja e njerëzve që pinë duhan në Francë është stabilizuar vitet e fundit.

Shifrat e OECD sugjerojnë se përqindja e duhanpirësve të përditshëm ra nga 30% në 2000 në 25.5% në 2020. Kjo rënie prej 4.5% ishte më e ulët se ndryshimi i vërejtur në vendet e tjera. Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar një ulje prej 12.5%, ndërsa Gjermania dhe Spanja kanë shënuar ulje përkatësisht 9.1% dhe 12.3%. Disa grupe janë gjithashtu të shqetësuar për efektin e rritjes së çmimeve në tregtinë kontrabandë të cigareve. Vitin e kaluar, gati 503 ton duhan të paligjshëm u kapën nga policia kufitare franceze që nga 1 dhjetori, sipas shifrave të qeverisë.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video