Shqipëria Postuar më 4 Qershor 2024, 12:52

Uji, Kuvendi liston kërkesat për ERRU - Nga tarifat, te reduktimi i stafit. Miratohet projektrezoluta për vitin 2024

Nga SCAN TV
Uji, Kuvendi liston kërkesat për ERRU - Nga tarifat, te reduktimi i

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektrezolutën e vitit 2024 për Entin Rregullator të Ujit, duke i kërkuar t’i kushtojë rëndësi monitorimit të cilësisë dhe sasisë së ujit, si dhe të kërkojë nga Shoqëritë Rjonale të pajisin me matës çdo abonent.

“ERRU gjatë monitorimeve që kryen, t’i kushtojë një rëndësi të veçantë monitorimit të cilësisë dhe sasisë së ujit, kërkesë e cila theksohet edhe në raport progresin e Këshillit të Evropës dhe që ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës dhe uljen e  shpenzimeve të qytetarëve.

Të kërkojë nga Shoqëritë Rajonale pajisjen e gjithë klientëve me matës, si një nga objektivat kryesore të këtyre shoqërive, me ndikim direkt në përmirësimin dhe lehtësimin e kërkesës për ujë, uljes së shpërdorimeve të mbikonsumit të tij, në mënyrë që t’i jepet fund abuzimit nga klientët e papërgjegjshëm”, - tha deputeti Fadil Nasufi, duke lexuar dokumentin.

Paralelisht, kuvendi i kërkon ERRU-së të të hartojë një metodologji për një analizë sa më realiste dhe efikase të organigramës së Shoqërive Rajonale për të bërë të mundur reduktimin e abuzimeve dhe punësimin e stafit të tepërt nga ana e tyre.

“Është kërkesë që redukton pjesën e tepërt të fuqisë punëtore dhe ul kostot e shpenzimeve”, - tha Nasufi.

Po ashtu, Enti Rregullator i Ujit përpara se të miratojë rritje tarifash duhet të vendosë objektiva të qarta për përmirësimin e performancës së ujësjellësve.

“Në aplikimin që bëjnë shoqëritë rajonale për tarifat e reja të ndjekë një politikë agresive për përmirësimin e treguesve të performancës nga ana e shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve, sidomos në reduktimin e humbjeve administrative dhe fizike, mbështetur në një analizë të detajuar tekniko - ekonomike që evindenton mundësitë reale që ka shoqëria për përmirësimin e këtyre treguesve”, - tha deputeti.

Draft rezoluta do të miratohet në seancën plenare të së enjtes.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......