Tregtia, në gusht Kosova importoi 568 milionë euro mallra më shumë sesa eksportoi

Deficiti tregtar i Kosovës arriti në 568 milionë euro në gusht 2026, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kjo është rritje prej 5,8% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, kur deficiti ishte 536,8 milionë euro. Kjo i bie që Kosova bleu nga jashtë mallra në vlerë prej 568 milionë eurosh më shumë sesa shiti në tregjet e huaja gjatë po këtij muaji.
Eksportet e mallrave arritën në 100,5 milionë euro, ndërsa importet në 668,5 milionë euro. Krahasuar me gushtin 2025, eksportet u rritën për 31,9%, kurse importet për 9%. Me gjithë rritjen më të shpejtë të eksporteve, ato mbuluan vetëm 15% të importeve.
Vendet e CEFTA-s mbetën tregu kryesor për mallrat e Kosovës. Eksportet drejt tyre arritën në 50,5 milionë euro, ose 50,2% të totalit. Shqipëria zuri 24,8% të eksporteve të përgjithshme të Kosovës, ndërsa Maqedonia e Veriut 13,2%.
Në vendet e Bashkimit Evropian, Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 30,3 milionë eurosh. Nga këto vende u importuan mallra në vlerë prej 279 milionë eurosh, ose 41,7% e importeve të përgjithshme.
Importet nga vendet jashtë BE-së dhe CEFTA-s arritën në 313,3 milionë euro. Në këtë grup, pjesëmarrjen më të lartë në importet e përgjithshme e kishin Kina me 14% dhe Turqia me 11%. Sipas ASK-së, metalet bazë dhe artikujt prej tyre përbënin 21,8% të eksporteve. Në importe, pjesëmarrjen më të madhe e kishin produktet minerale me 19,8%.
Anthropic dhe OpenEvidence partnerë për të përhapur AI-në mjekësore në të gjithë botën
Startup-i i inteligjencës artificiale Anthropic dhe platforma e njohurive mjekësore OpenEvidence po bashkëpunojnë për t'u ofruar mbështetje vendimmarrjeje......
Norvegjia shtyn për në 2028 hapjen e minierës 'më të madhe' të metaleve të rralla në Evropë
Qeveria norvegjeze tha se synon të materializojë një plan për të zhvilluar objekte minerare në depozitën më të madhe të njohur të metaleve të rralla në......
Frenohen çmimet e banesave, BSH: S'kanë ndryshuar ka 6 muaj, por 10% më lart se një vit më parë
Pas rritjes së vazhdueshme të viteve të fundit, çmimet e banesave kanë shfaqur shenja stabilizimi. Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e......
Korridoret evropiane, Karakaçi: Drejt mbylljes garat për hekurudhat Durrës-Rrogozhinë e Vorë-H. Hotit
Pasi mori pjesë në Forumin Global të Transportit të Qëndrueshëm, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi bëri me dije ecurinë e 2 nyjeve......
"Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, fituesi shpallet në nëntor" - Karakaçi: Vorë-Hani i Hotit nis në 2027, Milot-Balldren drejt finalizimit
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se Shqipëria po avancon me disa prej projekteve strategjike të transportit, në kuadër të......
Ballkani mbyll dyert - Kroacia, në qendër të strategjisë
Rruga ballkanike po regjistron një rënie të fortë të emigracionit të parregullt drejt Bashkimit Europian. Në tetë muajt e parë të vitit 2026, hyrjet e......
Gratë, më pak të paguara - Hendeku gjinor në punësim edhe në bizneset familjare “vullnetare”
Pavarësisht se gratë janë më të arsimuara, ato punojnë më pak në krahasim me burrat. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë se hendeku gjinor në......
Një instrument i ri në treg - Tafa: Portofoli i aktiveve në obligacionet e mbuluara u jep investitorëve siguri të dyfishtë
Një instrument i ri financiar pritet të emetohet së shpejti në tregun shqiptar të kapitaleve. Obligacionet e mbuluara dallojnë nga instrumentet e tjera......

