Mali i Zi ndalon makinat më të vjetra se 15 vjet - Aktualisht, “mosha” mesatare është 17 vjeç. Vendimi hyn në fuqi nga 1 korriku.

Në Malin e Zi, nga 1 korriku do të ndalohet importi i makinave më të vjetra se 15 vjet. Mosha mesatare e një automjeti në Mal të Zi është rreth 17 vjet, sipas të dhënave të ekspertëve në vend. Ndërkohë sipas hulumtimeve të bëra, kufiri kritik i moshës së automjeteve pas të cilit rriten pasojat e aksidenteve në trafik është 15 vjet. Dhe pothuajse dy të tretat e automjeteve në Mal të Zi janë më shumë se 15 vjeç.
Duke sqaruar ndalimin e importit të makinave të vjetra, Ministria e Transportit tha se automjetet e përdorura të importuara, nga korriku do të kenë karakteristika më të mira të sigurisë dhe teknike, gjë që do t'i bëjë më të sigurta. Si reagim ndaj këtij vendimi, importi i makinave të përdorura u rrit në mënyrë dramatike.
Në tre muajt e parë të këtij viti janë importuar 35 % më shumë makina se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, rritja e importeve ka kaluar 100 %, sipas të dhënave të drejtorisë doganore.
Mali i Zi, numëron më shumë makina për frymë në mesin e vendeve të rajonit, sipas të dhënave të zyrës europiane të statistikave, Eurostat. Në vendin me pak më shumë se 630 mijë banorë janë të regjistruara rreth 285 mijë automjete, nga të cilat 242 mijë automjete pasagjerësh. Përveç dy të tretave të atyre më të vjetra se 15 vjet, rreth një e dhjeta janë makina të prodhuara midis 1979 dhe 1999.
Në tre vitet e fundit, Mali i Zi ka importuar rreth 51.500 makina të përdorura, sipas të dhënave nga Drejtoria doganore. Vlera e tyre është më shumë se 270 milionë euro. Më shumë se dy të tretat, rreth 35.000, kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Europian.
Në pesë vitet e fundit numri i aksidenteve në trafik është rritur për gati 30%. Vetëm në vitin 2023 është rritur me gati 16 % krahasuar me vitin 2022. Po ashtu është në rritje është dhe numri i viktimave. Pra, në vitin 2023, ky numër është rreth 4.5 % më i lartë se një vit më parë.
Dorina Kurtaj / SCAN

Aleanca ekonomike kundër sanksioneve të SHBA - Roli vendimtar i Kinës në një rrjet të ri të marrëdhënieve tregtare
Përforcimi i marrëdhënieve të Kinës me vendet arabe është tashmë i dukshëm në një sërë marrëveshjesh. Gjigandi kinez i kompjuterave Lenovo arriti së fundi një......

Pasuria e kombeve: Hendeku në rritje midis të pasurve dhe të varfërve në Europë!
Pabarazia është shfaqur si një shqetësim kryesor midis qytetarëve të BE-së. Sipas sondazhit të Eurobarometrit 2021, sigurimi i barazisë së mundësive u rendit......

25 euro një paketë: A i ndalon vërtet njerëzit të konsumojnë duhan rritja e çmimeve?
Një Komitet i Çështjeve Sociale, pjesë e Senatit të Francës, ka publikuar një raport se si taksat mund ta udhëheqin popullatën franceze drejt një stili jetese......

Europianët mund të jenë gati të zgjedhin parlamentin e tyre më të djathtë në histori!
Europianët shkojnë në kutitë e votimit këtë javë në zgjedhjet e vëzhguara nga afër që kërcënojnë të tronditin peizazhin tradicional politik të bllokut. Nga 6......

Gjeneruesit e Bitcoin zhysin miliona në bizneset e AI, duke kërkuar miliarda në këmbim!
Për pesë vjet, gjeneruesi i Bitcoin Core Scientific është diversifikuar në heshtje nga minierat në inteligjencën artificiale, një treg që do të kërkojë sasi të......

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Paundi e Franga fitojnë pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje nga rritja që pati ditën e djeshme duke u blerë sot me 91.6 lekë dhe duke u shitur me 92.6 lekë sipas kursit të......

Balluku: Sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës ka gjetur dakordësinë e subjekteve
Sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për subjektet që operojnë si furra buke ka gjetur dakordësinë e të gjithë aktorëve. Sistemi i ri bazohet në......

Në 4 muaj, 295 ankesa për tenderët në KPP - Në prill arkëtohen rreth 5.8 milionë lekë si garanci të procedurave të prokurimit
Në komisionin e Prokurimit Publik për muajin prill janë adresuar 106 ankesa në total, duke bërë kështu dhe muajin me numrin më të lartë të ankesave për këtë......