Korea, furnizuesi i dytë më madh i makinave - Në pesë muaj, importi në Shqipëri nga ky vend zinte 17.5% të totalit

Gjatë pesë muajve të parë të vitit aktual në Shqipëri janë regjistruar për herë të parë gjithsej 41,595 mjete, ku 83.3% e tyre janë autovetura. Nëse analizojmë historikun e të dhënave që nga muaji janar i këtij viti rezulton se në maj kishim edhe numrin më të lartë të mjeteve të regjistruara për herë të parë në vendin tone prej 10,670 njësi.
“Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat nga DPSHTRR për të identifikuar mjetet sipas tipit të pronarit, ku rezulton se 24.9% e mjeteve të regjistrura janë në pronësi të subjekteve dhe 75.1% e tyre në pronësi të individëve. E njëjta shpërndarje është hasur ndër vite ,ku peshën më të madhe e zënë mjetet e regjistruara në emër të individëve, por rezulton të jetë rritur së fundmi pesha e mjeteve të regjistrura në pronësi të subjekteve.
Gjithashtu, në analizë janë marrë edhe shtetet e origjinës së këtyre mjeteve ku rezulton se ‘furnizuesi kryesor’ ka qenë Italia, duke kryesuar listën me 7,549 mjete të eksportuara në vendin tonë. Në renditje ndjekin Korea dhe Gjermania me 7,319 dhe 7,297 mjete gjithsej. Gjithashtu, në Shqipëri gjejnë përdorim edhe mjetet që vijnë edhe nga shtetet si Zvicra, SHBA-ja dhe Kina.
Në Shqipëri numri i automjeteve është shtuar ndjeshëm së fundmi, por sa të kujdesshëm janë drejtuesit tanë në timon? Sipas statistikave rezulton se 1,166 personave iu hoqën pikët e patentës përgjatë periudhës Qershor 2022-Maj 2024 . Sipas legjislacionit të ri që ka hyrë në fuqi prej një viti tashmë, të gjithë ata persona që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje pas heqjes së pikëve të patentës 0, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë dhe t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë.
Në këtë testim vetëm 144 persona, nga 1,166 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar lejen e drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Maj 2024. Pra nga 1,166 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.3% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj herë akoma më të përgjegjshëm.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

BE, 145 rekomandime Shqipërisë për gjyqësorin - Kryenegociatorja: Po përcaktohen masat për prioritetet e Planit të Rritjes Ekonomike
Shqipëria i ka përmbushur kushtet teknike për çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë të legjislacionit të Bashkimit Evropian, EU acquis. Në Komisionin......

Shqipëria, progres në klimën e bizneseve të reja - Indeksi i startup-eve, tregojmë qëndrueshmëri dhe potencial në renditje
Shqipëria është ngjitur në renditjen e saj në ‘Indeksin Global të Ekosistemit së Startup-eve’ për vitin 2024, i publikuar nga ‘Startup Blink’. Renditja globale......

Pagat joshin të rinjtë, rritet interesi për hoteleri-turizëm - Gishti: Oferta sërish e pamjaftueshme, investime në cilësi
Shkollat profesionale po tentojnë të zgjidhin problemin që ka aktualisht sektori i turizmit për të gjetur staf të kualifikuar, duke investuar në këtë drejtim......

Uji, Kuvendi liston kërkesat për ERRU - Nga tarifat, te reduktimi i stafit. Miratohet projektrezoluta për vitin 2024
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektrezolutën e vitit 2024 për Entin Rregullator të Ujit, duke i kërkuar t’i kushtojë rëndësi monitorimit të......

Kina do të investojë 845 milionë dollarë për gjeneratën e ardhshme të baterive EV!
Kina planifikon të investojë rreth 6 miliardë juanë (845 milionë dollarë) për të zhvilluar teknologjinë e gjeneratës së ardhshme të baterive që fuqizon......

FMN parashikon rritje 3,8% për Kosovën - “Ekonomia e vendit vazhdon të performojë mirë”
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaron se ekonomia e Kosovës vazhdon të performojë mirë, përkundër një mjedisi sfidues. Rritja reale e PBB-së u moderua në......

Rritje e ndjeshme e çmimeve të metaleve - Si rrjedhojë e luftës tregtare SHBA-Kinë. Alumini mbetet më i shtrenjti
Rënia e inflacionit në Eurozonë, që kohët e fundit ka lëvizur rreth 2.4%, vuri në dukje efektet e zhvillimeve në produktet energjetike, me ruajtjen e normave......

Mali i Zi ndalon makinat më të vjetra se 15 vjet - Aktualisht, “mosha” mesatare është 17 vjeç. Vendimi hyn në fuqi nga 1 korriku.
Në Malin e Zi, nga 1 korriku do të ndalohet importi i makinave më të vjetra se 15 vjet. Mosha mesatare e një automjeti në Mal të Zi është rreth 17 vjet, sipas......