“Energjia, nis investimi në qytetet turistike” - OSSH, punime në zonën Radhimë-Orikum-Llogara. Rritet siguria e furnizimit

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur zbatimin e planit të investimeve në zonat turistike të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit veror.
Aktualisht, ka nisur remonti i thelluar në rrjetin elektrik të tensionit të mesëm, në disa zona turistike në bregdet dhe mal, teksa punimet e fundit për mirëmbajtjen e linjave do të prekin zonat Radhimë, Orikum, Llogara, Dukat dhe Tragjas në rajonin e Vlorës, që gjatë sezonit të verës kanë fluks të shtuar të konsumit të energjisë elektrike prej numrit të lartë të turistëve.
Ky është viti i parë pas pandemisë dhe krizës energjetike, që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group ka miratuar një plan të mirëfilltë investimesh. Më herët nga përfaqësues të këtij dikasteri është bërë me dije se prioritet janë zonat urbane dhe sidomos ato qytete, që kanë fluks të shtuar të turistëve gjatë verës, siç është Pogradeci, Durrësi, Vlora apo edhe Ksamili.
Investimi në rrjetin elektrik, jo vetëm rrit sigurnë e furnizimit me energji, por në të njëjtën kohë ndikon në reduktimin e humbjeve teknike, që vijnë si pasojë e amortizimit. Të dhënat e fundit të disponueshme tregojnë se aktulisht niveli i humbjeve është në masën 18.58%, teksa OSHEE synon uljen në 17.93%, deri në fund të këtij viti.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Pse duhet një letër referencë për punonjësit? - Muça: Në Shqipëri e aplikojnë vetëm kompanitë e mëdha
Kur aplikon për një vend të ri pune, në dokumentet e aplikimit kërkohet dhe letra e referencës e cila merret në punën aktuale apo në një vend pune të......

Korea, furnizuesi i dytë më madh i makinave - Në pesë muaj, importi në Shqipëri nga ky vend zinte 17.5% të totalit
Gjatë pesë muajve të parë të vitit aktual në Shqipëri janë regjistruar për herë të parë gjithsej 41,595 mjete, ku 83.3% e tyre janë autovetura. Nëse analizojmë......

BE, 145 rekomandime Shqipërisë për gjyqësorin - Kryenegociatorja: Po përcaktohen masat për prioritetet e Planit të Rritjes Ekonomike
Shqipëria i ka përmbushur kushtet teknike për çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë të legjislacionit të Bashkimit Evropian, EU acquis. Në Komisionin......

Shqipëria, progres në klimën e bizneseve të reja - Indeksi i startup-eve, tregojmë qëndrueshmëri dhe potencial në renditje
Shqipëria është ngjitur në renditjen e saj në ‘Indeksin Global të Ekosistemit së Startup-eve’ për vitin 2024, i publikuar nga ‘Startup Blink’. Renditja globale......

Pagat joshin të rinjtë, rritet interesi për hoteleri-turizëm - Gishti: Oferta sërish e pamjaftueshme, investime në cilësi
Shkollat profesionale po tentojnë të zgjidhin problemin që ka aktualisht sektori i turizmit për të gjetur staf të kualifikuar, duke investuar në këtë drejtim......

Uji, Kuvendi liston kërkesat për ERRU - Nga tarifat, te reduktimi i stafit. Miratohet projektrezoluta për vitin 2024
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektrezolutën e vitit 2024 për Entin Rregullator të Ujit, duke i kërkuar t’i kushtojë rëndësi monitorimit të......

Kina do të investojë 845 milionë dollarë për gjeneratën e ardhshme të baterive EV!
Kina planifikon të investojë rreth 6 miliardë juanë (845 milionë dollarë) për të zhvilluar teknologjinë e gjeneratës së ardhshme të baterive që fuqizon......

FMN parashikon rritje 3,8% për Kosovën - “Ekonomia e vendit vazhdon të performojë mirë”
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaron se ekonomia e Kosovës vazhdon të performojë mirë, përkundër një mjedisi sfidues. Rritja reale e PBB-së u moderua në......