Francë, të rinjtë mendojnë për pleqërinë - Një në tre 20-vjeçarë kursejnë diçka për moshën e tretë

Thuhet se të rinjtë e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe të përjetshëm. Se nuk mendojnë se vitet kalojnë, se një ditë do të plaken dhe do të sëmuren. Pra 20-vjeçarëve nuk u shkon mendja se kur plaken mund të mos punojnë dot për bukën e gojës. E megjithatë: një në tre francezë midis moshës 18 dhe 24 vjeç tashmë ka filluar të lërë mënjanë diçka për pleqërinë e tyre!
Këtë e tregon sondazhi i fundit i Barometrit të Sigurimeve, duke zbuluar se një në dy punonjës francezë - 48% për të qenë të saktë, janë të shqetësuar për standardin e tyre të jetesës në pension. Supozohet se pak a shumë e njëjta gjë është e vërtetë në pjesën tjetër të Europës, sepse mesazhet ekonomike, politike dhe sociale për të gjithë europianët janë të ngjashme.
Përqindjet e të rinjve që shqetësohen për gjendjen e tyre të ardhshme ekonomike dhe sociale janë vazhdimisht në rritje. Dobësimi i mirëqenies në Europë dhe në të gjithë botën perëndimore, si dhe varfërimi i dukshëm i klasës së mesme dhe veçanërisht i grupmoshave më të mëdha në dekadat e fundit, kanë rritur shqetësimin e të rinjve për standardin e tyre të jetesës në pension.
Kështu, në kampionin përfaqësues prej 2000 personash që morën pjesë në anketë, 46% e të rinjve të moshës 25 deri në 35 vjeç kursejnë sistematikisht për pleqërinë e tyre. Edhe në grupmoshën më të ulët nga 18 deri në 24 vjeç përqindja përkatëse ka arritur në 37%, duke u rritur me dy pikë përqindje çdo vit, vitet e fundit.
Në përgjithësi, punëtorët deri në moshën 40 vjeç ende po kursejnë për të financuar blerjet kryesore dhe të shtrenjta në jetën e tyre, si blerja e një shtëpie të parë, një shtëpi pushimi apo edhe një makinë. Megjithatë, në dy dekadat e fundit dhe veçanërisht pas shpërthimit të krizës globale financiare në vitin 2009, francezët duken gjithnjë e më të shqetësuar për masën e pensionit që i pret.
Diçka që ata besojnë se do të ndodhë në vitin e tyre të 62-të, pasi mobilizimet e tyre masive anuluan planet e Emmanuel Macron për të rritur kufirin e pensionit. Në çdo rast, sondazhi tregoi se 43% e punëtorëve francezë - të rinj dhe të moshës së mesme, janë të shqetësuar për humbjen e aftësisë financiare për të jetuar siç duhet, ndërsa 37% frikësohen se nuk do të jenë në gjendje të mbeten të pavarur financiarisht në vitet e ardhshme.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Bregu veriperëndimor, synimi drejt turizmit elitar, kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Projekte për resorte qindra milionë euro
Emisioni Insider kushtuar turizmit këtë herë u ndal në Lezhë. Krahas evidentimit të pasurive natyrore të zonës dhe potencialit të lartë për turizmin që paraqet......

Ceno Klosi largohet nga Tatimet, pritet të marrë një detyrë tjetër
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen paraditen e kësaj të marte. Ai pritet që të emërohet zëvendësministër. Ceno Klosi ka......

Ndërtimi vijon nën presionin e çmimeve - Kostot u rritën me 3.4% në tremujorin e parë, nga energjia dhe pagat
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi kostot e ndërtimit, për tremujorin e parë të vitit 2024, sinjalizojnë rritje si në terma vjetore, ashtu edhe në......

Qytetarët, afat për bonot e privatizimit deri në 2027-ën - 42% ende në qarkullim. Cilët janë kategoritë që mund ti përdorin?
Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të përdorin bonot e privatizimit deri në dhjetor të vitit 2027. Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka......

Si do ndikojë rritja e pagës në konsum dhe taksa? - Gjokutaj: Sektori privat nuk do preket nga kjo lëvizje
Nga një korriku paga mesatare në sektorin publik do të rritet në 900 euro. Nga rritja e herë pas herëshme e pagës minimale në vitin e kaluar, edhe sektori......

“Energjia, nis investimi në qytetet turistike” - OSSH, punime në zonën Radhimë-Orikum-Llogara. Rritet siguria e furnizimit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur zbatimin e planit të investimeve në zonat turistike të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me......

Pse duhet një letër referencë për punonjësit? - Muça: Në Shqipëri e aplikojnë vetëm kompanitë e mëdha
Kur aplikon për një vend të ri pune, në dokumentet e aplikimit kërkohet dhe letra e referencës e cila merret në punën aktuale apo në një vend pune të......

Korea, furnizuesi i dytë më madh i makinave - Në pesë muaj, importi në Shqipëri nga ky vend zinte 17.5% të totalit
Gjatë pesë muajve të parë të vitit aktual në Shqipëri janë regjistruar për herë të parë gjithsej 41,595 mjete, ku 83.3% e tyre janë autovetura. Nëse analizojmë......