Ndërtimi vijon nën presionin e çmimeve - Kostot u rritën me 3.4% në tremujorin e parë, nga energjia dhe pagat

Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi kostot e ndërtimit, për tremujorin e parë të vitit 2024, sinjalizojnë rritje si në terma vjetore, ashtu edhe në terma tremujore, por rritja duket se është ngadalësuar në fillim të këtij viti. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e parë 2024, arriti 112,0 kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Kështu, ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim është 3.4%, ndërkohë, një vit më parë ky ndryshim regjistrohej në 5.3%.
Shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” flasin për një rritje të vazhdueshme të këtij treguesi, megjithtatë tremujori i tretë i vitit 2022 regjistron nivelin më të lartë të kostove të ndërtimit që nga tremujori i parë i vitit 2018-të, periudhë për të cilën INSTAT disponon të dhëna. Nëse do të flisnim për ndryshimet tremujore, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar rritje me 0.5%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023.
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim mat koston e ndërtimit në banesa duke monitoruar ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese. Le të shohim se cilat kanë qenë grupet që kanë udhëgequr rritjen e kostove prej 3.4%.
Sa i përket ndryshimeve vjetore për grupet kryesore të dhënat tregojnë se, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 7.5%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 4.4%, “Shpenzime transporti” me 3.7%, “Kosto të tjera” me 2.7%, “Shpenzime materiale” me 2.5% dhe “Shpenzime makinerie” me 1.5%. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale ndërtimi” shënoi rritjen më të lartë prej 2.6%, pasuar nga grupet “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” 2.5% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 2.1%.
Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për ndryshimet tremujore të grupeve kryesore, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Kosto të tjera” me 1.2%, pasuar nga grupet “Shpenzime energjie” me 1.1%, “Shpenzime për paga” dhe “Shpenzime transporti” me 0.8% secili, “Shpenzime makinerie” me 0.4% dhe “Shpenzime materiale” me 0.1%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Qytetarët, afat për bonot e privatizimit deri në 2027-ën - 42% ende në qarkullim. Cilët janë kategoritë që mund ti përdorin?
Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të përdorin bonot e privatizimit deri në dhjetor të vitit 2027. Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka......

Si do ndikojë rritja e pagës në konsum dhe taksa? - Gjokutaj: Sektori privat nuk do preket nga kjo lëvizje
Nga një korriku paga mesatare në sektorin publik do të rritet në 900 euro. Nga rritja e herë pas herëshme e pagës minimale në vitin e kaluar, edhe sektori......

“Energjia, nis investimi në qytetet turistike” - OSSH, punime në zonën Radhimë-Orikum-Llogara. Rritet siguria e furnizimit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur zbatimin e planit të investimeve në zonat turistike të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me......

Pse duhet një letër referencë për punonjësit? - Muça: Në Shqipëri e aplikojnë vetëm kompanitë e mëdha
Kur aplikon për një vend të ri pune, në dokumentet e aplikimit kërkohet dhe letra e referencës e cila merret në punën aktuale apo në një vend pune të......

Korea, furnizuesi i dytë më madh i makinave - Në pesë muaj, importi në Shqipëri nga ky vend zinte 17.5% të totalit
Gjatë pesë muajve të parë të vitit aktual në Shqipëri janë regjistruar për herë të parë gjithsej 41,595 mjete, ku 83.3% e tyre janë autovetura. Nëse analizojmë......

BE, 145 rekomandime Shqipërisë për gjyqësorin - Kryenegociatorja: Po përcaktohen masat për prioritetet e Planit të Rritjes Ekonomike
Shqipëria i ka përmbushur kushtet teknike për çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë të legjislacionit të Bashkimit Evropian, EU acquis. Në Komisionin......

Shqipëria, progres në klimën e bizneseve të reja - Indeksi i startup-eve, tregojmë qëndrueshmëri dhe potencial në renditje
Shqipëria është ngjitur në renditjen e saj në ‘Indeksin Global të Ekosistemit së Startup-eve’ për vitin 2024, i publikuar nga ‘Startup Blink’. Renditja globale......

Pagat joshin të rinjtë, rritet interesi për hoteleri-turizëm - Gishti: Oferta sërish e pamjaftueshme, investime në cilësi
Shkollat profesionale po tentojnë të zgjidhin problemin që ka aktualisht sektori i turizmit për të gjetur staf të kualifikuar, duke investuar në këtë drejtim......