Në qarkullim kartëmonedhat me Mbretin Charles - Portreti i monarkut zëvendëson pas dy vitesh atë të mbretëreshës Elizabeth

Portreti i Charles është shfaqur në kartëmonedhat e reja për 5, 10, 20 50 paund të emetuara nga Banka e Anglisë. Por në të njëjtën kohë kartmonedhat ekzistuese që shfaqin portretin e Elizabeth do të vazhdojnë të qarkullojnë.
Banka e Anglisë bëri të ditur se kjo qasje është në përputhje me udhëzimet nga Shtëpia Mbretërore, për të minimizuar ndikimin mjedisor dhe financiar të këtij ndryshimi. Kjo do të thotë se publiku do të fillojë të përdorë kartëmonedhat e reja të mbretit Charles III shumë gradualisht.
Elizabeth ishte monarkja e parë që u shfaq në kartëmonedhat britanike, në kontrast me monedhat në Angli që mbanin imazhe të mbretërve dhe mbretëreshave për më shumë se 1000 vjet.
Dizajni i kartëmonedhave të reja u zbulua në dhjetor 2022, pak pasi monedhat me Charles hynë në qarkullim. Përveç monarkut të ri, dizajni i kartëmonedhave është i pandryshuar.
Përdorimi i parave të gatshme ka rënë ndjeshëm në Britani vitet e fundit pasi konsumatorët favorizojnë kartat e debitit dhe pagesat e tjera elektronike.
Sipas Konsorciumit Britanik të Shitjes me Pakicë, paratë e gatshme përbënin më shumë se gjysmën e transaksioneve në dyqane në vitin 2014, por kishin rënë në 15% deri në vitin 2021 - pjesërisht për shkak të kufizimeve të COVID-19 - përpara se të rriteshin në 19% në 2022.
Guvernatori i bankës së Anglisë, Andrew Bailey u shpreh se mbeten të përkushtuar për të ofruar kartëmonedha për aq kohë sa i kërkon publiku.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rekord në rezervimet turistike - Turistët kinezë tani priren të zgjedhin destinacionet e brendshme
Destinacionet vendase më të lira priren të zgjidhen nga turistët kinezë ndaj udhëtimeve jashtë shtetit, me atraksionet vendase duke u bërë gjithnjë e më......

Francë, të rinjtë mendojnë për pleqërinë - Një në tre 20-vjeçarë kursejnë diçka për moshën e tretë
Thuhet se të rinjtë e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe të përjetshëm. Se nuk mendojnë se vitet kalojnë, se një ditë do të plaken dhe do të sëmuren. Pra......

Bregu veriperëndimor, synimi drejt turizmit elitar, kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Projekte për resorte qindra milionë euro
Emisioni Insider kushtuar turizmit këtë herë u ndal në Lezhë. Krahas evidentimit të pasurive natyrore të zonës dhe potencialit të lartë për turizmin që paraqet......

Ceno Klosi largohet nga Tatimet, pritet të marrë një detyrë tjetër
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen paraditen e kësaj të marte. Ai pritet që të emërohet zëvendësministër. Ceno Klosi ka......

Ndërtimi vijon nën presionin e çmimeve - Kostot u rritën me 3.4% në tremujorin e parë, nga energjia dhe pagat
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi kostot e ndërtimit, për tremujorin e parë të vitit 2024, sinjalizojnë rritje si në terma vjetore, ashtu edhe në......

Qytetarët, afat për bonot e privatizimit deri në 2027-ën - 42% ende në qarkullim. Cilët janë kategoritë që mund ti përdorin?
Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të përdorin bonot e privatizimit deri në dhjetor të vitit 2027. Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka......

Si do ndikojë rritja e pagës në konsum dhe taksa? - Gjokutaj: Sektori privat nuk do preket nga kjo lëvizje
Nga një korriku paga mesatare në sektorin publik do të rritet në 900 euro. Nga rritja e herë pas herëshme e pagës minimale në vitin e kaluar, edhe sektori......

“Energjia, nis investimi në qytetet turistike” - OSSH, punime në zonën Radhimë-Orikum-Llogara. Rritet siguria e furnizimit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur zbatimin e planit të investimeve në zonat turistike të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me......