Londra mbulohet nga qiellgërvishtëset - Në 10 vitet e fundit janë dhënë 600 leje ndërtimi

Manhattan në Tamiz, ky është pseudonimi i ri për Londrën. Kryeqyteti britanik, dikur i përbërë nga vila për një familje, shtëpi me tarraca dhe ndërtesa banimi të ulëta rreth një kopshti, tani po bëhet një metropol plot me qiellgërvisgtëse. Nuk jemi ende në nivelet e Nju Jorkut, por tendenca për të ndërtuar vertikalisht është e pakthyeshme dhe përshpejtuese.
Në dhjetë vitet e fundit, në Londër janë ndërtuar 270 struktura me më shumë se 20 kate. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme, do të shfaqet më shumë se dyfishi i këtij numri, pothuajse 600: 583 qiellgërvishtëse me lartësi të ndryshme kanë marrë leje ndërtimi ose janë tashmë në ndërtim. Këtë e konfirmon një studim i ‘New London Architecture’, ekspertë të sektorit, të cilët prej disa kohësh ndjekin evolucionin e horizontit të kryeqytetit britanik.
Pas kësaj situate të re, qëndron kërkesa në rritje e vazhdueshme dhe e furishme për shtëpi dhe zyra në kryeqytet dhe interesi po aq i fortë i investitorëve të huaj në tregun e Londrës. Londra, e cila tani ka tetë milionë banorë, pritet të rritet në dhjetë milionë para vitit 2030.
Ndërtimet e reja u inkurajuan nga lehtësia relative e marrjes së lejes së planifikimit për të ndërtuar qiellgërvishtëse. Tre kryebashkiakët që ka pasur Londra ishin të partive të ndryshme dhe me mendime të ndryshme për shumë gjëra, por ata ranë dakord që qyteti duhet të rritet. Duke qenë se toka në dispozicion është e kufizuar dhe i ashtuquajturi “brezi i gjelbër” rreth qytetit duhet mbrojtur me çdo kusht, e vetmja zgjidhje është rritja vertikale për të shfrytëzuar në maksimum hapësirën që ekziston.
Gjatë çerek shekullit të fundit, të të tre kyrebashkiakët e Londrës kanë inkurajuar ndërtimin e më shumë qiellgërvishtësve: si laburisti Ken Livingstone, kryebashkiaku i parë i Londrës me dy mandate radhazi nga viti 2000 deri në 2008, dhe pasardhësi i tij, konservatori Boris Johnson nga viti 2008 deri në vitin 2016, dhe kryetari aktual laburist Sadiq Khan, i cili sapo është rizgjedhur për një mandat të tretë radhazi të paprecedentë.
Londinezët, megjithatë, nuk janë aq të bindur: sipas sondazhit të fundit, gjysma e banorëve besojnë se tashmë ka shumë ndërtesa të larta në qytet dhe do të donin një pushim, krahasuar me 32% që ishin kundër një dekade më parë. Të paktën një qiellgërvishtës, megjithatë, mbetet shumë i dashur: është Shard, i projektuar nga Renzo Piano, i cili u votua si i preferuari absolut. Me lartësinë e saj prej 310 metrash, Shard ose "thyerja e xhamit" mban gjithashtu rekordin si ndërtesa më e lartë jo vetëm në Londër, por në Europën Perëndimore.
Shumë nga qiellgërvishtëset në ndërtim janë të destinuara për përdorim zyras. Në qytetin, qendrën historike të financave, numri i lejeve të ndërtimit të dorëzuara dhe miratuara është rritur me 25% vitin e fundit. Shtytja vjen nga kërkesa për zyra me cilësi të lartë, super-teknologjike që përputhen me rregullat mjedisore - nga drita natyrale te efikasiteti i energjisë, te ajri i pastruar - për të bindur punonjësit të braktisin punën inteligjente dhe të kthehen në punën në zyrë.
Megjithatë, çmimet e blerjeve janë në rënie dhe kanë shënuar një rënie prej 4.8% vitin e fundit. Sipas shumë agjentëve të pasurive të paluajtshme, kjo është, pra, koha për të blerë, përpara një rikuperimi që pritet në fund të vitit 2024.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

4 vende në Europë paguajnë më shumë se në SHBA - Inxhinierët e teknologjisë qendrojnë në krye
Ekziston një supozim i ruajtur prej kohësh se ata që punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në qytetet e mëdha si Nju Jorku, ose San......

Trafikimi i paligjshëm i mbetjeve: Si po i trajton BE-ja dërgesat drejt vendeve në zhvillim?!
Qesja e plehrave që ju e hidhni në kosh, apo edhe telefoni juaj i vjetër, mund të përfundojë në anën tjetër të botës. Çdo vit, Europa eksporton miliona tonë......

CEO-t po fitojnë pothuajse 200 herë më shumë sesa punonjësit!
Drejtorët ekzekutivë apo ndryshe CEO-t po grumbullojnë pako të majme pagash ndërsa bursa amerikane po lulëzon. Shefat kanë bërë gjithmonë më shumë para se......

Banka Qendrore Europiane vendosi të ulë normat për herë të parë që nga viti 2019!
Banka Qendrore Europiane këtë javë është vendosur të ulë kostot e huamarrjes për zonën e euros për herë të parë që nga shtatori 2019. Kjo do të shënojë......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë edhe këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 91.8 lekë dhe është shitur me 92.7 lekë sipas kursit të......

Në qarkullim kartëmonedhat me Mbretin Charles - Portreti i monarkut zëvendëson pas dy vitesh atë të mbretëreshës Elizabeth
Portreti i Charles është shfaqur në kartëmonedhat e reja për 5, 10, 20 50 paund të emetuara nga Banka e Anglisë. Por në të njëjtën kohë kartmonedhat ekzistuese......

Rekord në rezervimet turistike - Turistët kinezë tani priren të zgjedhin destinacionet e brendshme
Destinacionet vendase më të lira priren të zgjidhen nga turistët kinezë ndaj udhëtimeve jashtë shtetit, me atraksionet vendase duke u bërë gjithnjë e më......

Francë, të rinjtë mendojnë për pleqërinë - Një në tre 20-vjeçarë kursejnë diçka për moshën e tretë
Thuhet se të rinjtë e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe të përjetshëm. Se nuk mendojnë se vitet kalojnë, se një ditë do të plaken dhe do të sëmuren. Pra......