Formulë e re për tatimin mbi pagat - Ndryshon ligji. Lehtësohen të rinjtë, rritet kompensimi për fëmijët në ngarkim

Ministria e Financave pritet të hedhë për konsultim publik ndryshimet mbi ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku do të preket tatimi mbi pagat. Konkretisht parashikohet të rritet kufiri i sipërm i pagave mbi të cilat aplikohet tatimi 23%, duke bërë që të gjithë punonjësit me paga të larta në sektorin publik apo privat të përfitojnë reduktim të tatimit, i cili përkthehet në një shtesë e të ardhurave mujore neto që ata marrin. Aktualisht sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili hyri në fuqi në Janar të 2024-ës, të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive nga 13-23 për qind në bazë vjetore. Pra, të ardhurat, nga 0 – 2 040 000 lekë tatohen në bazë vjetore me një normë prej 13% dhe të ardhurat vjetore mbi 2 040 000 lekë tatohen me 23%.
Me ndryshimet ligjore që pritet të miratohen aktualisht do të ndiqet e njëjta logjikë. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije për SCAN TV se norma tatimore do të llogaritet mbi të ardhurat vjetore, ku individët i prek norma tatimore prej 23 % nëse kalojnë të ardhurat vjetore mbi 2 600 000 lekë.
Po ashtu, një tjetër diskutim i cili është në tryezë lidhet me lehtësimin e të punësuarve të tjerë, të cilët i kap detyrimi për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), ku sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore këtë detyrim për vitin 2023 e kanë në total 73.790 individë. Në këtë kategori, për të rinjtë deri në 29 vjeç, po diskutohet të zbritet tatimi në masën 100 mijë lekë.
Aktualisht, zbatohen zbritje të shpenzimeve nga të ardhurat e krijuara nga punësimi, dhe një prej tyre është kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim individit më pak se 18 vjeç, prej 48 mijë lekësh. Ministria e Financave po diskuton që kjo masë kompensimi të rritet deri në 60 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim
Kjo paketë masash lehtësuese për të punësuarit ndërmerren si rrjedhojë e performancës shumë të mirë e të të ardhurave tatimore.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Austria mbyll Danubin për transportin detar pas përmbytjeve vdekjeprurëse!
I gjithë Danubi në Austri është mbyllur pasi uji doli nga strati në Linz, qyteti i tretë më i madh i vendit. Lumi, i cili rrjedh mbi 350 kilometra e Austrisë,......

Sa internet shpenzon një person në muaj? - Konsumuam mesatarisht 134 minuta dalëse dhe 8.45 GB internet
Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar më pak minuta dalëse, SMS dhe internet gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i......

Kryeministrja Meloni vizitë në Shqipëri - Inspekton qendrat për emigrantët në Shëngjin, konferencë me Ramën
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, viziton sot Shqipërinë, ku do të inspektojë qendrat e emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria Italiane në territorin......

Londra mbulohet nga qiellgërvishtëset - Në 10 vitet e fundit janë dhënë 600 leje ndërtimi
Manhattan në Tamiz, ky është pseudonimi i ri për Londrën. Kryeqyteti britanik, dikur i përbërë nga vila për një familje, shtëpi me tarraca dhe ndërtesa banimi......

4 vende në Europë paguajnë më shumë se në SHBA - Inxhinierët e teknologjisë qendrojnë në krye
Ekziston një supozim i ruajtur prej kohësh se ata që punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në qytetet e mëdha si Nju Jorku, ose San......

Trafikimi i paligjshëm i mbetjeve: Si po i trajton BE-ja dërgesat drejt vendeve në zhvillim?!
Qesja e plehrave që ju e hidhni në kosh, apo edhe telefoni juaj i vjetër, mund të përfundojë në anën tjetër të botës. Çdo vit, Europa eksporton miliona tonë......

CEO-t po fitojnë pothuajse 200 herë më shumë sesa punonjësit!
Drejtorët ekzekutivë apo ndryshe CEO-t po grumbullojnë pako të majme pagash ndërsa bursa amerikane po lulëzon. Shefat kanë bërë gjithmonë më shumë para se......

Banka Qendrore Europiane vendosi të ulë normat për herë të parë që nga viti 2019!
Banka Qendrore Europiane këtë javë është vendosur të ulë kostot e huamarrjes për zonën e euros për herë të parë që nga shtatori 2019. Kjo do të shënojë......