Nga 20 qershori, në qarkullim monedha e re 5 lekëshe - Pak ditë më parë u rishtyp edhe 10 lekëshi

Duke filluar nga data 20 qershor 2024 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023.
Banka e Shqipërisë njofton se monedhat metalike do të kenë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të kësaj prerjeje. Ndryshimi nga monedhat e mëparshme të së njëjtës prerje qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja do të jetë “2023”.
Nga data 20 qershor 2024, monedhat metalike me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.
Pak ditë më parë u hodhën në qarkullim edhe monedhat metalike me vlerë nominale 10 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023. Edhe në këtë rast, ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron te viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja është “2023”.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Formulë e re për tatimin mbi pagat - Ndryshon ligji. Lehtësohen të rinjtë, rritet kompensimi për fëmijët në ngarkim
Ministria e Financave pritet të hedhë për konsultim publik ndryshimet mbi ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku do të preket tatimi mbi pagat. Konkretisht......

Austria mbyll Danubin për transportin detar pas përmbytjeve vdekjeprurëse!
I gjithë Danubi në Austri është mbyllur pasi uji doli nga strati në Linz, qyteti i tretë më i madh i vendit. Lumi, i cili rrjedh mbi 350 kilometra e Austrisë,......

Sa internet shpenzon një person në muaj? - Konsumuam mesatarisht 134 minuta dalëse dhe 8.45 GB internet
Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar më pak minuta dalëse, SMS dhe internet gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i......

Kryeministrja Meloni vizitë në Shqipëri - Inspekton qendrat për emigrantët në Shëngjin, konferencë me Ramën
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, viziton sot Shqipërinë, ku do të inspektojë qendrat e emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria Italiane në territorin......

Londra mbulohet nga qiellgërvishtëset - Në 10 vitet e fundit janë dhënë 600 leje ndërtimi
Manhattan në Tamiz, ky është pseudonimi i ri për Londrën. Kryeqyteti britanik, dikur i përbërë nga vila për një familje, shtëpi me tarraca dhe ndërtesa banimi......

4 vende në Europë paguajnë më shumë se në SHBA - Inxhinierët e teknologjisë qendrojnë në krye
Ekziston një supozim i ruajtur prej kohësh se ata që punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në qytetet e mëdha si Nju Jorku, ose San......

Trafikimi i paligjshëm i mbetjeve: Si po i trajton BE-ja dërgesat drejt vendeve në zhvillim?!
Qesja e plehrave që ju e hidhni në kosh, apo edhe telefoni juaj i vjetër, mund të përfundojë në anën tjetër të botës. Çdo vit, Europa eksporton miliona tonë......

CEO-t po fitojnë pothuajse 200 herë më shumë sesa punonjësit!
Drejtorët ekzekutivë apo ndryshe CEO-t po grumbullojnë pako të majme pagash ndërsa bursa amerikane po lulëzon. Shefat kanë bërë gjithmonë më shumë para se......