Shqipëria Postuar më 5 Qershor 2024, 12:54

Në cilin sektor u shtuan më shumë ndërmarrjet? - Ndërtimi mban rekord. Në tregti dhe bujqësi, rritja më e ulët e numrit të bizneseve

Nga SCAN TV
Në cilin sektor u shtuan më shumë ndërmarrjet? -

Numri i ndërmarrjeve aktive në fund të vitit 2023 rezulton të jetë rritur me 4.1%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 130,338. Sipas të dhënave të regjistrit të ndërmarrjeve, të publikuar së fundmi nga INSTAT, vitin e kaluar numëroheshin rreth 125 mijë ndërmarrje aktive në vend.

Edhe pse numri në total vërehet me rritje, të dhënat tregojnë se numri i ndërmarrjve të reja të regjistruara në vitin 2023 ka qenë më i ulët se ne vitin 2022. Shifrat flasin për 13.636 ndërmarrje të regjistruara gjatë vitit 2023, nga 15,700 të regjistruara gjatë vitit 2022. Pra, rritja në total mund të jetë si pasojë e fillimit të aktivitetit për ato ndërmarrje të cilat kanë qenë të pezulluara ose të çregjistruara përkohësisht.

Ndër të tjera, vihet re edhe një rënie e ndërmarrjeve ofruese të shërbimeve. Rreth 86.2% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve, nga 86.5% që ishin në vitin 2022.

Por si ka ndryshuar numri i ndërmarrjeve aktive sipas aktivitetit ekonomik dhe qarqeve të vendit? Le të analizojmë si fillim aktivitet ekonomike. Rezulton se rritjen më të lartë vjetore e kanë ndërmarrjet e lidhura me aktivitetin e ndërtimin, me 11.5%. Më pas ndjekin me rritjen më të lartë ndërmarrjet e aktivitetit të informacionit dhe komunikacionit. Rritjen më të ulët e regjistruan ndërmarrjet që lidhen me tregtinë dhe ato bujqësore.

Nga ana tjetër, po të analizojmë ndryshimin vjetor të ndërmarrjeve aktive sipas qarqeve, shohim se qarku i Vlorës ka rritjen më të lartë me 9.7%, pasuar nga Durrësi dhe Kukësi me 5.7% dhe 4.9% respektivisht. Nëse do të flisnim për rritjen më të ulët, gjejmë të renditur Dibrën dhe Elbasanin me 0.6% dhe 0.7%.

Xhorxhina Deda/SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat