Subvencionet nxisin formalizimin e sektorit bujqësor - Rreth 14.3% më shumë fermerë të regjistruar me NIPT

Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2023, është 96,440 duke shënuar një rritje me 14.3% krahasuar me numrin e fermerëve të regjistruar një vit më parë. Rritja e numrit të fermerëve të rinj është kryesisht rezultat i mbështetjes financiare të qeverisë. Skemat e subvencioneve dhe nafta falas për bujqësinë kanë ndihmuar në rritjen e formalizimit të sektorit dhe në pajisjen e fermerëve me NIPT.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e regjistrit të ndërmarrjeve për vitin 2023, për të kuptuar sesi është shpërndarja e fermerëve sipas rretheve. Shifrat tregojnë se gjatë periudhës njëvjeçare të gjitha rrethet patën një rritje të numrit të fermerëve të regjistruar me NIPT.
Konkretisht, me rritjen më të lartë ka qenë qarku i Vlorës me 21.2%. Pra në vitin 2023 në këtë qark u regjistruan 1,016 fermerë më shumë se në vitin 2022. Në renditje ndjek qarku i Durrësit me 19.4% rritje ku në vitin 2022 ishin të regjistruar me NIPT 1,962 fermerë gjithsej ndërsa në vitin 2023 regjistrimet arritën në 2,392.
Po ashtu qarku i Elbasanit ka patur një rritje të konsiderueshme të numrit të fermerëve me18.1%. Në të kundërt, rritja ka qenë e ulët në qarqet si Kukës, Korçë dhe Dibër. Ndërsa në vitin 2023, Fieri ishte qarku që kishte më shumë fermerë të regjistruar krahasuar me qarqet e tjera.
Nëse analizojmë fermerët, sipas gjinisë rezulton se 11.2% e fermerëve pronarë apo drejtues janë gra. E përkthyer në vlerë absolute janë 10,801 gratë që drejtojnë aktivitetin e buqësis. Lidhur me aktivitetin ekonomik shifrat tregojnë se 56.6% e fermerëve e ushtrojnë në ferma mikse dhe në kultivimin e perimeve.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Në cilën fazë janë hetimet për bulmetin dhe ushqimet? - Koliqi: Çmimet janë rritur 38%. Biba: Vendimi kërkon kohë
Autoriteti i Konkurrencës është vendosur në qendër të kritikave nga deputetët e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, për shkak se nga 10......

Fjalimet e deputetëve do të zbardhen nga Inteligjenca Artificiale - Çdo ditë prodhohet mesatarisht 10 orë material audio
Fjalimet e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë do të zbardhen përmes inteligjencës artificiale. Projekti parashikon një platformë të re që transkripton të......

Mineralet shqiptare, 552 leje aktive në vitin 2023 - Gati 75% dominohet nga kromi dhe guri gëlqeror e mermeri
Numri i lejeve minerare mbeti thuajse i pandryshuar gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore......

Në cilin sektor u shtuan më shumë ndërmarrjet? - Ndërtimi mban rekord. Në tregti dhe bujqësi, rritja më e ulët e numrit të bizneseve
Numri i ndërmarrjeve aktive në fund të vitit 2023 rezulton të jetë rritur me 4.1%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 130,338. Sipas të dhënave të......

Nga 20 qershori, në qarkullim monedha e re 5 lekëshe - Pak ditë më parë u rishtyp edhe 10 lekëshi
Duke filluar nga data 20 qershor 2024 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit......

Formulë e re për tatimin mbi pagat - Ndryshon ligji. Lehtësohen të rinjtë, rritet kompensimi për fëmijët në ngarkim
Ministria e Financave pritet të hedhë për konsultim publik ndryshimet mbi ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku do të preket tatimi mbi pagat. Konkretisht......

Austria mbyll Danubin për transportin detar pas përmbytjeve vdekjeprurëse!
I gjithë Danubi në Austri është mbyllur pasi uji doli nga strati në Linz, qyteti i tretë më i madh i vendit. Lumi, i cili rrjedh mbi 350 kilometra e Austrisë,......

Sa internet shpenzon një person në muaj? - Konsumuam mesatarisht 134 minuta dalëse dhe 8.45 GB internet
Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar më pak minuta dalëse, SMS dhe internet gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i......