Ja si do duket marina e Vlorës - Vlora Marina projekti më i rëndësishëm për turizmin detar në vend
Prej pak kohësh ka nisur ndërtimi i portit turistik të Vlorës që parashikon transformimin e hapësirës ku ndodhej porti i vjetër industrial në portin më të madh turistik në vend.
Demontimi i strukturës së vjetruar dhe jashtë funksionit të portit të vjetër të mallrave është drejt përfundimit dhe tashmë ekipet e inxhinierëve dhe punëtorëve po përgatiten për fillimin e hedhjes së “themeleve” të marinës më të madhe në vend dhe një ndër më modernet në detin Adriatik dhe detin Jon.
Vlora Marina do të ketë 438 vende dhe është e kategorisë Superiore që plotëson të gjitha kërkesat dhe standardet maksimale për ankorimin e jahteve dhe mega-jahteve. Për zhvillimin e këtij projekti janë bërë bashkë XDGA - Xaveer De Geyter Architects – Bruksel, një ndër studiot arkitekturore më prestigjioze Evropiane me eksperiencë në fushat urbanistikës dhe inxhinierisë civile, Arti Proje ltd – Londër, projektues me eksperiencë në realizimin e disa prej marinave më të rëndësishme të Mesdheut.
Projekti për ndërtimin e marinës më të madhe në vend do të kushtojë rreth 45 milion euro. Punimet e plota për ndërtimin e marinës në Vlorë parashikohen që të përfundojnë në vitin 2025 por ajo do të jetë e përdorshme pjesërisht edhe më parë. Të gjitha kostot e këtij projekti do të mbulohen nga kompania koncesionare dhe 30 vite pas përfundimit të ndërtimit porti turistik i kalon shtetit shqiptar.
Me fillimin e punimeve për portin turistik qytetit të Vlorës i krijohen shumë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit duke u kthyer në një portë detare e barabartë me qytetet e tjera në detin Mesdhe. Vetë Vlora është qyteti kryesor i turizmit detar në vend por tashmë merr edhe një pozicion strategjik në korridoret e pushuesve që zgjedhin lundrimin nëpërmjet detit.
Operatorët turistik në vend do të përfitojnë një rritje të volumit nga ekonomia blu që do të krijojë Marina Vlorë. Ndërkohë një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në ekonomitë e qytetarëve të Vlorës do të vijë nga punësimi gjatë fazës së ndërtimit. Ndërkohë, gjatë fazës së operimit do të krijohen vende të reja pune por edhe profesione të reja teknike që nevojiten për mbarëvajtjen e portit turistik dhe ofrimit të shërbimeve për jahtet dhe mega-jahtet.
SCAN
Sondazh

How did the economy perform in 2022? Ibrahimaj: This was a difficult year, prices took a "turn" in November
The year 2022 is expected to be finalized with an economic growth rate of 3.7 percent. During the last press conference for 2022, the Minister of Finance,......

Studentët dhe pedagogët drejt emigrimit - Pedagogu Prifti: Alarmante, 1/3 e tyre janë larguar jashtë vendit në 10-vjeçarin e fundit
1/3 e stafeve akademike shqiptare janë larguar nga Shqipëria në 10 vjeçarin e fundit. Një studim i Giz Albania tregon se pedagogët në universitete kanë......

Rriten dëmet nga aksidentet, 39 milionë dollarë deri në nëntor - Kriza ka rritur edhe mesataren e dëmshpërblimeve që paguajnë kompanitë e sigurimeve
Rritja e çmimeve për shkak të krizës globale po shfaqet edhe në tregun e sigurimeve. Dëri në nëtor të këtij viti, kompanitë e sigurimeve kanë paguar rreth 39......

1.8 mln euro “dëmshpërblim” për qytetarët në raste emergjencash - Nga aksidentet, tek fatkeqësitë natyrore. Financat marrin përgjegjësi pa vendim qeverie
Ministria e Financave do të ketë të drejtë t’i përgjigjet në mënyrë të menjëheshme nevojave emergjente me të cilat përballen qytetarët deri në vlerën 200......

Shumë para’ jashtë bankave, BSH injekton miliarda lekë - 16 operacione likuiditeti. Në verë paraja në qarkullim u rrit në total 9 miliardë lekë
Përgjatë gjithë vitit 2022, Banka e Shqipërisë ka qenë e deyturuar të injektojë vazhdimisht likuiditet në sistemin bankar për shkak të niveleve shumë ta larta......

Online betting returns in 2023. How much will the government earn from this industry?
At the beginning of next year, the draft for the return of online betting will also be discussed. This initiative is expected to be finalized in the first......

“PPP në shëndetësi, 47.5 mln euro për shërbime të pakryera” - Raporti: Për 4 kontratat janë dhënë 189 mln euro, investimet e tyre as 9% e shumës
5.6 mld lekë apo 47.5 milion euro është vlera që kanë përfituar katër kontratat e partneritetit publik privat në shëndetësi për shërbime të pakryera e në......

“Bizneset, pagesë për trajnim stafi” - Direktivat e BE: Investoni në teknologjinë e informacionit, jeni shumë pas!
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe emigrimi masiv është kthyer në një problem shqetësues për bizneset. Por një ndër difektet kryesore lidhet edhe më......