Investitorët, apel të rinjve - Zgjidhni një karrierë në teknologji, jo në financë!

Për të rriturit e ardhshëm, sektori i teknologjisë ofron ende mundësitë më të mira – sipas një hulumtimi, pavarësisht “tsunamit” të fundit të pushimeve nga puna që përfshiu gjigantë si Meta, Amazon dhe Alphabet. Sipas të njëjtit sondazh, të qenit i zgjuar në teknologji shihet gjithnjë e më shumë si i rëndësishëm në një botë të ndikuar gjithnjë e më shumë nga platformat dixhitale dhe inteligjenca artificiale.
Punët më të paguara në dy ose tre dekadat e fundit kanë qenë qartazi në sektorin financiar. Pavarësisht përparimeve në inteligjencën artificiale, teknologjia dhe financat do të mbeten ndër industritë më fitimprurëse për 20 ose 30 vitet e ardhshme. Në sondazhin, i cili përfshinte gjithsej 678 persona, rreth 52% e 556 investitorëve profesionistë thanë se teknologjia është rruga që duhet të ndjekin nxënësit e shkollave të mesme. Midis 122 investitorëve me pakicë, 48% votuan në favor të teknologjisë.
Tendencat e fundit në rekrutim mbështesin rezultatet. Siç vë në dukje agjencia financiare, ndërkohë që recesioni aktual ka goditur rëndë si kompanitë e mëdha të teknologjisë ashtu edhe startup-et e Silicon Valley, rekrutuesit në industritë tradicionale – nga prodhuesit e automjeteve te qeveria e Shteteve të Bashkuara – kanë nxituar të rrëmbejnë talentet e pushuara nga puna në fushën e teknologjisë dhe të diplomuarve të rinj.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për fëmijët që sapo largohen nga kopshti, qëndrimet e investitorëve po ndryshojnë: Gati 40 % e të anketuarve thanë se këta fëmijë do të ishin më mirë me një karrierë në kujdesin shëndetësor. Kjo për shkak se punët në fushat mjekësore shpesh përfshijnë shumë më tepër ndërveprim njerëzor, të cilin shumë besojnë se Inteligjenca Artificiale nuk ka gjasa të zëvendësojë plotësisht.
Vihet re se në një raport të fundit, Goldman Sachs vlerëson se afërsisht 300 milionë vende pune me kohë të plotë në mbarë botën së shpejti mund të preken nga automatizimi i sjellë nga inteligjenca artificiale. Tendencat demografike mund të mbështesin gjithashtu idenë se të bëhesh mjek ose infermier do të jetë një zgjedhje më e mençur për brezin e ri: Ekonomistët parashikojnë kërkesë të madhe për punonjës të kujdesit shëndetësor ndërsa popullsia plaket në SHBA dhe në mbarë botën.
Kur bëhet fjalë për ndikimin e mundshëm të inteligjencës artificiale në Wall Street, vetëm 12% thanë se financat do të jenë zgjidhja më e mirë e karrierës për të rriturit e sotëm. Ndërsa një studim i mëparshëm zbuloi se shumica e profesionistëve financiarë janë të sigurtë se IA nuk do t'i zëvendësojë ata brenda tre viteve të ardhshme, ky besim duket se do të zvogëlohet në një afat më të gjatë. Edhe pse inteligjenca artificiale pritet të ndikojë ndjeshëm tek punonjësit e IT-së, gati 30% e investitorëve ende besojnë se Silicon Valley do të jetë zgjidhja më e mirë për brezin e ri të sotëm.
Shumica e pjesëmarrësve të anketës thanë se një diplomë e arsimit të lartë ia vlen ende, pavarësisht investimit të konsiderueshëm të kohës dhe parave. Megjithatë, disa kanë sugjeruar që ndjekja e shkollës profesionale për t'u bërë marangoz, elektricist ose hidraulik – punë që nuk mund të jepen lehtësisht nga jashtë ose të automatizohen – mund të jetë gjithashtu një rrugë që ia vlen të ndiqet.
Dorina Kurtaj/ SCAN
Sondazh

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Në fokus të tregjeve, të ardhurat tremujore të kompanive
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, për shkak se fitimet tremujore të korporatave kanë rezultuar mbi parashikimet e analistëve.......

Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë - Rezerva Federale pritet të rrisë normën e interesit me 25 pikë bazë
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa gjatë tregtisë amerikane dollari gjeti një mbështetje nga fitimet tremujore të......

Nafta zbret pranë 82 USD për fuçi - Ndikohet nga ngadalësimi i kërkesës në SHBA dhe Kinë
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak se të dhënat e fundit ekonomike për Kinën dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë bindëse për të......

Rënie e fortë e valutave kryesore – Vetëm Franga zvicerane fiton pikë!
Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një rënie të konsiderueshme duke u dobësuar sërish në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë mëngjes me 101.7......

Varshava dhe Kievi arrijnë një marrëveshje për drithërat – Qëllimi, të evitohet rritja e çmimeve!
Zyrtarët polakë dhe ukrainas ranë dakord që autokolonat e drithërave nga Ukraina që kalojnë tranzit nga Polonia për eksport jashtë vendit do të mbyllen, ruhen......

Sa do të kushtojnë zgjedhjet këtë vit? - Celibashi thirrje partive politike: Mos shpenzoni para’ pa limit, tregoni transparencë!
Fondi 345,6 milionë lek është parashikuar për partitë politike si mbështetje financiare gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore. Por cilat janë......

Harta e shteteve nga ku e blejmë mishin - Në muajin Mars importi arriti në vlerën e 10 milionë eurove
Vetëm në një muaj, vendi ynë ka blerë nga jashtë kufijve afro 10.1 milionë euro mish. Të dhënat e tregtisë së Jashtme të INSTAT për muajin Mars tregojnë se......

Turizmi regjistron rritje në shkurt - Numri i vizitorëve ngjitet me 27.2%, më shumë se gjysma janë të huaj
Turizmi vijon të paraqitet me rritje edhe përgjatë muajit shkurt tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” në raportin e fundit mbi strukturat......