Bota Postuar më 20 Prill 2023, 09:51

Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë - Rezerva Federale pritet të rrisë normën e interesit me 25 pikë bazë

Nga SCAN TV
Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë - Rezerva Federale pritet

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa gjatë tregtisë amerikane dollari gjeti një mbështetje nga fitimet tremujore të bankave në Wall Street, që kanë shtuar mundësitë se Rezerva Federale do të mbajë norma të larta interesi për një kohë më të gjatë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 0.3%.

Morgan Stanley raportoi fitime më të larta se parashikimet e analistëve për tremujorin e parë të këtij viti, duke larguar edhe shqetësimet në lidhje me shëndetin e sistemit bankar, pas falimentimit të disa bankave amerikane muajin e kaluar.

Tashmë janë shtuar mundësitë që Rezerva Federale të rrisë edhe me 25 pikë përqindje normën bazë të interesit në takimin e 3 majit, ndërsa për pjesën tjetër të vitit pritet të mos ndryshojë politikën monetare. Ndërkohë, tregu i kriptomonedhave ka vijuar tendencën në rënie për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ekonomisë globale. Bitcoin ka zbritur poshtë 29 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1955 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat