Europa Postuar më 1 Korrik 2023, 10:58

Inflacioni në Spanjë, më i ulëti në dy vite - Aktualisht, nën nivelin prej 2% të vendosur si objektiv nga BQE

Nga SCAN TV
Inflacioni në Spanjë, më i ulëti në dy vite -

Inflacioni në Spanjë u ngadalësua nën objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Europiane, një fitore e vogël për zyrtarët e BQE - së që përpiqen të zbusin rritjen e kostos në zonën e gjerë euro.

Në mënyrë më të detajuar, çmimet e konsumit u rritën me 1.6 % në qershor nga një vit më parë, nga 2.9 % një muaj më parë, pasi rritja e faturave të energjisë dhe ushqimeve vazhdoi të lehtësohej, sipas zyrës së statistikave të vendit. Kjo është norma më e dobët e inflacionit në më shumë se dy vjet.

Megjithatë, të dhënat nga ekonomia e katërt më e madhe e rajonit bënë pak për të siguruar zyrtarët e BQE-së, pavarësisht përmirësimit të dukshëm të tyre. Politikëbërësit janë ende duke parë kryesisht inflacion strukturor në Eurozonë, i cili ka të ngjarë të jetë rritur përsëri.

Ish-ministri i financave i Spanjës, tha se një tjetër rritje e normës së BQE-së në korrik ishte një "fakt i kryer", ndërsa kishte pikëpyetje për atë se çfarë duhet bërë në mbledhjen e ardhshme në shtator. Ky është fokusi i diskutimeve mes zyrtarëve aktualisht. Ministrja spanjolle e ekonomisë Nadia Calvino tha javën e kaluar se Spanja mund të mos ketë nevojë për më shumë rritje të normave, megjithëse ajo pranoi se BQE "po shikon Europën në tërësi".

Pavarësisht ngadalësimit të rritjes së çmimeve në Spanjë, kryeministri Pedro Sanchez, i cili është prapa në sondazhe përpara zgjedhjeve të parakohshme të 23 korrikut, zgjati në kohë një paketë ndihme kundër inflacionit prej 3.8 miliardë eurosh në ulje taksash dhe subvencione.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat