Biletat e avionit, 30% më të shtrenjta këtë vit - Në Europë nisin hetimet për shkaqet e fenomenit

Rritja e çmimeve të biletave të fluturimeve ajrore në Europë është e pakontrollueshme dhe kërkohet një hetim nga autoritetet kompetente mbikëqyrëse, sipas drejtorit të përgjithshëm të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Europë. Çmimet e biletave janë rritur me 30% vitin e fundit në Europë. Organeve përkatëse iu është bërë thirrje që të monitorojnë çmimet dhe të kontrollojnë nëse ka ndonjë abuzim.
Në të vërtetë, çmimet u rritën ndjeshëm në vitin 2022 megjithë dobësimin e ekonomisë europiane, nga njëra anë për shkak të kërkesës së fortë të regjistruar pas heqjes së masave shëndetësore dhe nga ana tjetër për shkak të mungesës së avionëve.
Por, gjithsesi ekspertët nuk propozojnë vendosjen e një tavani për çmimet e biletave. Megjithatë, e konsiderojnë të arsyeshme të vënë në dyshim se pse shumë aeroporte të mëdha kanë vendosur një tavan në tarifat e paguara nga kompanitë ajrore, ndërkohë që vetë linjat ajrore kanë mundësinë të vendosin tarifat e tyre sipas dëshirës.
Është tipik shembulli i Autoritetit të Aviacionit Civil në Britani, që ndërhyri, ndër të tjera, verën e kaluar kur në shumë prej aeroporteve të vendit mbretëroi kaos për shkak të mungesës së stafit dhe në mes të një pandemie kur kishte vonesa në dëmshpërblimet e pasagjerëve për anulimin e fluturimeve. Megjithatë, megjithëse autoritete të tilla mbikëqyrëse kanë aftësinë të vendosin një kufi mbi tarifat e aeroportit, ato nuk mund të ndërhyjnë në përcaktimin e tarifave për linjat ajrore. Linjat ajrore vazhdojnë të ankohen për tarifat e aeroportit, të cilat ‘u kalohen’ pasagjerëve përmes biletave, ndërsa përfitojnë nga pozicioni i tyre duke rritur çmimet e biletave.
Nga ana e saj, kompania A4E, e cila përfaqëson linjat ajrore duke përfshirë EasyJet, Ryanair dhe British Airways, ka argumentuar se konkurrenca midis linjave ajrore ka ndihmuar në uljen e kostos së biletave dhe ka ofruar ‘fluturime të përballueshme për miliona konsumatorë europianë’.
Këshillit Ndërkombëtar i Aeroporteve në Europë njoftoi këtë javë se aeroportet e Europës kishin një fitim neto të kombinuar prej 6.4 miliardë euro në vitin 2022, duke regjistruar rentabilitet për herë të parë që nga viti 2019.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shqiptarët sigurojnë më pak shëndetin e aksidentet - AMF: Për periudhën janar-maj, u paguan në total rreth 5 milionë euro, rënie 7.9%
Ndërsa tregu i sigurimeve ka njohur rritje në pjesën dërrmuese të portofoleve, sigurimi aksidenteve dhe shëndetit është ndër të paktat zëra që jo vetëm nuk......

Vendimi, mjekët do të kryejnë konsulta të dyfishta - Nga mënyra e aplikimit, deri te mbështetja financiare. Çfarë parashikohet?
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për çeljen e autonomisë spitalore, ku mjekët do të kenë mundësinë të kryejnë praktika dyshe, por nga ana tjetër,......

Rregulla të reja për blerjen e pajisjeve inteligjente të sigurisë - “Filtrat” që do kalojnë prokurimet e mallrave dhe software-ve
Qeveria shqiptare ka përcaktuar rregulla të posaçme për prokurimin e shërbimeve, punëve, pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për......

Si do shpërndahen kreditë e buta për administratën? - Banesa me kosto të ulët, ndryshon pragu i të ardhurave. interes zero për disa kategori
Punonjësit e administratës publike do të kenë të drejtë të përfitojnë kredi të buta me interes fiks 3 % për të gjithë kohëzgjatjen e saj, ku pjesa tjetër do......

Rritja e turizmit, faktorët që ndikojnë - Gërxhani: Çmimet dhe investimet, sidomos ulja e tarifave aeroportuale
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi turizmin, rritjen e shpejtë që ka pasur dy vitet e fundit dhe atë cfarë ofron Shqipëria përgjatë......

Paqartësitë e euros prekin edhe kreditimin - Rënie e huave në monedhën europiane për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe overdraft
Jo vetëm depozitat, por edhe kredia po vuan paqartësitë e monedhës së përbashkët europiane në tregun financiar shqiptar. Në fund të muajit maj, kredia në euro......

Projekt pilot për eficiencën e energjisë në QSUT - Hapet tenderi 44 milionë lekë. Institucioni, një nga konsumatorët më të mëdhenj
“Agjencia për Efiçencën e Energjisë në Prokurimet Publike ka shpallur tender me object studim, auditim dhe projekt zbatimi për klinikat në qëndrën Spitalore......

Vdekjet nga ndotja e ajrit: Tymrat e shkarkimit janë vrasësi më i madh në Europë!
Transporti, aktivitetet shtëpiake dhe bujqësia janë kontribuuesit kryesorë në vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit në qytetet europiane, zbuloi një studim i ri......