Paqartësitë e euros prekin edhe kreditimin - Rënie e huave në monedhën europiane për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe overdraft

Jo vetëm depozitat, por edhe kredia po vuan paqartësitë e monedhës së përbashkët europiane në tregun financiar shqiptar. Në fund të muajit maj, kredia në euro ka shënuar një rënie të fortë krahasuar me një vit më parë në thuasje të gjithë komponentët e saj. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, totali i kredive në euro ka rënë në 10 miliardë lekë nga 12.3 miliardë në muajin e mëparshëm. Shifrat janë dukshëm në rënie krahasuar me majin e një viti më parë, kur kredia në euro arrinte një ekuivalent prej 14.2 miliardë lekësh.
Ndërkaq, duke zbërthyer komponentët e saj, bie në sy se është overdrafti ai që ka pësuar rënien më të madhe. Nga 9.2 miliardë lekë në muajin prill, overdrafti ka rënë në 6.9 miliardë në fund të majit, ndërkohë që ka mbetur thuajse e pandryshuar kredia për kapital qarkullues e marrë në monedhën e përbashkët europiane, e cila nga 3.1 miliardë lekë në prill, rezulton 3 miliardë lekë në total në maj.
Ndërkaq, në rënie është edhe kredia për blerje pasurish të paluajtshme në euro, që shënoi një rritje të fortë muajt e fundit për shkak të rritjes më të shpejtë të normave të interesave për kredinë në lekë.
Aktiviteti kreditues i bankave vijon edhe këto muaj tendencën ngadalësuese në bazë vjetore, megjithëse me një rritje të lehtë krahasuar me një muaj më parë. Totali i huave është rritur në 682.4 miliardë lekë, nga 690.6 miliardë në fund të muajit prill.
Lorenc Rabeta/SCAN

Projekt pilot për eficiencën e energjisë në QSUT - Hapet tenderi 44 milionë lekë. Institucioni, një nga konsumatorët më të mëdhenj
“Agjencia për Efiçencën e Energjisë në Prokurimet Publike ka shpallur tender me object studim, auditim dhe projekt zbatimi për klinikat në qëndrën Spitalore......

Vdekjet nga ndotja e ajrit: Tymrat e shkarkimit janë vrasësi më i madh në Europë!
Transporti, aktivitetet shtëpiake dhe bujqësia janë kontribuuesit kryesorë në vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit në qytetet europiane, zbuloi një studim i ri......

Së shpejti do të mund ta përdorni telefonin tuaj në fluturimet ajrore në të gjithë BE-në!
Pasagjerët në fluturimet brenda Bashkimit Europian (BE) së shpejti do të lejohen të përdorin telefonat celularë pa aktivizuar modalitetin e......

Inflacioni në eurozonë bie në 5.5% - Planifikohen më shumë rritje të normave të bankës qendrore!
Inflacioni në eurozonë ra përsëri në qershor, por ra shumë ngadalë për të ofruar shumë lehtësim për blerësit që ankohen për etiketat e çmimeve ose për të......

Qytetarët, kredi rekord në Maj - 8.2 miliardë lekë. Kursejmë në euro, por marrim kredi në lekë!
Pas nëj ngadalësimi të lehtë gjatë Prillit, muaji Maj ka sjellë një rritje të kreditimit nga bankat në vendin tonë. Kredia e re gjatë majit fiksohet pranë......

Mbyllen sportelet e kadastrës – Rama: Mbaron regjimi 30 vjeçar i letrave, vulave dhe shefave!
Kryeministri vendit Edi Rama ka bërë me dije gjatë një konference të organizuar me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës se nga e hëna 3 korrik sportelet e......

DIAGEO, biznesi kryesor në botë i pijeve premium, nga 1 korriku 2023 me partnerë të ri në Shqipëri
DIAGEO, biznesi kryesor në botë i pijeve premium, prodhuesi i Johnnie Walker, Gordon's, Smirnoff, Tanqueray, Baileys, Guinness dhe Captain Morgan nga 1 korriku......

Kurti: Plan 8-pikësh për zbutjen e gjendjes në veri!
Vetëm dy ditë pasi Komisioni Evropian i prezantoi Parlamentit Evropian masat ndëshkuese për Kosovën, kryeministri Albin Kurti paraqiti në Prishtinë një plan......