Projekt pilot për eficiencën e energjisë në QSUT - Hapet tenderi 44 milionë lekë. Institucioni, një nga konsumatorët më të mëdhenj

“Agjencia për Efiçencën e Energjisë në Prokurimet Publike ka shpallur tender me object studim, auditim dhe projekt zbatimi për klinikat në qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekspertizat kanë dalë në konkluzionet që QSUT ka konsum të lartë të energjisë ndaj ky projekt pilot fokus do të ketë efiçencën e energjisë.”
Institucionet shëndetësore paraqiten të amortizuara, dhe kryerja e ndërhyrjeve me element të cilët kanë ndikim të lartë në performancën energjitike shihet me prioritet.
Objektivi i parë i këtij projekti pilot do të ketë projektimin me synim realizimin në një fazë të dytë të zbatimit të punimeve të cilat do të reflektojnë një ulje të konsumit të energjisë e më pas objektivi i dytë është sensibilizimi i institucioneve shëndetësore nëpërmjet demonstrimit në praktikë të auditimit energjitik.
Si fillim do të kryhet një auditim paraprak energjitik të godinave të përzgjedhura duke përfshirë edhe analizën e gjendjes ekzistuese. Ndërkohë në këtë qendër spitalore do të jenë të 27 ndërtesat ku respektivisht janë spitale, klinika si dhe ndërtesa administrative tek të cilat do të ndërhyhet.
“Në shumicën prej tyre vihen re plasaritje dhe dëmtime të fasadës si pasojë e lagështirës dhe mos ndërhyrjes në vite, dritare të vjetra, ndriçim me konsum të lartë të energjisë etj. Mungesa e mbështjelljes (sistem kapot) me performancë të lartë energjitike e bën akoma më të vështirë mbajtjen e ambjenteve në temperatura komforti ku humbjet e energjisë për të realizuar komfortin e duhur energjtitkë janë të mëdha. Gjithashtu, për ta bërë ndërhyrjen tonë akoma më gjithëpërfshirëse, do realizohet edhe përmirësimi i ndriçimit ekzistues me ndriçues efiçentë, si dhe do të konsiderohet vendosja e paneleve fotovoltaike për mbulimin e nevojës energjitike për nevojat vetjake.”, theksohet në dokumentet e tenderit.
Fondi limit do të jetë rreth 44 milionë lekë dhe kohëzgjatja e kontratës do të jetë 9 muaj.
“Qëndra Spitalore “Nënë Tereza” zë një sipërfaqe prej 165 mijë m2 dhe se karakterizohet nga ndërtesa 1-6 kate. Pavarësisht se numri i spitaleve është rritur vit pas viti, infrastruktura, ku bëjnë pjesë rrjetet e shërndarjes së ujit të pijshëm, energjia elektrike, uji i ngrohtë për dushe si dhe ngrohja e ambienteve të të gjitha ndërtesave në pjesën më të madhe, vazhdon të jetë jo efiçente. Ajo që duhet theksuar është se QSUT është një nga konsumatorët më të mëdhnj të energjisë me një konsum prej 1 milion KWh.”
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Vdekjet nga ndotja e ajrit: Tymrat e shkarkimit janë vrasësi më i madh në Europë!
Transporti, aktivitetet shtëpiake dhe bujqësia janë kontribuuesit kryesorë në vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit në qytetet europiane, zbuloi një studim i ri......

Së shpejti do të mund ta përdorni telefonin tuaj në fluturimet ajrore në të gjithë BE-në!
Pasagjerët në fluturimet brenda Bashkimit Europian (BE) së shpejti do të lejohen të përdorin telefonat celularë pa aktivizuar modalitetin e......

Inflacioni në eurozonë bie në 5.5% - Planifikohen më shumë rritje të normave të bankës qendrore!
Inflacioni në eurozonë ra përsëri në qershor, por ra shumë ngadalë për të ofruar shumë lehtësim për blerësit që ankohen për etiketat e çmimeve ose për të......

Qytetarët, kredi rekord në Maj - 8.2 miliardë lekë. Kursejmë në euro, por marrim kredi në lekë!
Pas nëj ngadalësimi të lehtë gjatë Prillit, muaji Maj ka sjellë një rritje të kreditimit nga bankat në vendin tonë. Kredia e re gjatë majit fiksohet pranë......

Mbyllen sportelet e kadastrës – Rama: Mbaron regjimi 30 vjeçar i letrave, vulave dhe shefave!
Kryeministri vendit Edi Rama ka bërë me dije gjatë një konference të organizuar me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës se nga e hëna 3 korrik sportelet e......

DIAGEO, biznesi kryesor në botë i pijeve premium, nga 1 korriku 2023 me partnerë të ri në Shqipëri
DIAGEO, biznesi kryesor në botë i pijeve premium, prodhuesi i Johnnie Walker, Gordon's, Smirnoff, Tanqueray, Baileys, Guinness dhe Captain Morgan nga 1 korriku......

Kurti: Plan 8-pikësh për zbutjen e gjendjes në veri!
Vetëm dy ditë pasi Komisioni Evropian i prezantoi Parlamentit Evropian masat ndëshkuese për Kosovën, kryeministri Albin Kurti paraqiti në Prishtinë një plan......

BE planifikon futjen e euros digjitale!
Më 28 qershor 2023, Komisionerja evropiane për Stabilitetin Financiar dhe Shërbimet Financiare, Mairead McGuinness, paraqiti propozimet për euron digjitale dhe......