Rregulla të reja për blerjen e pajisjeve inteligjente të sigurisë - “Filtrat” që do kalojnë prokurimet e mallrave dhe software-ve

Qeveria shqiptare ka përcaktuar rregulla të posaçme për prokurimin e shërbimeve, punëve, pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për fushën e sigurisë dhe/ose rendit publik, apo materialet për qëllime operacionale, përfshirë teknologjinë dhe software-t e lidhura me këto mallra, të cilat janë të përjashtuara nga procedurat e prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimet në fushën e sigurisë dhe/ose rendit publik.
Qëllimi i këtij vendimi është që t’u sigurojë Ministrisë së Brendshme, institucioneve të varësisë së saj, si dhe ndërmarrjeve, kapitali i të cilave zotërohet në masën mbi 50 % nga Ministria e Brendshme, furnizimin e pa ndërprerë me shërbime dhe mallra të nevojshme, në mënyrë të tillë që në asnjë moment të mos cenohet operacionaliteti i organeve ligjzbatuese, siguria dhe rendi publik.
Për këtë qëllim do të ngrihen disa komisone të posaçme, siç është Komisioni i veçantë i klasifikimit; Njësia e prokurimit; Grupi i punës për hartimin e projektit; Komisioni i vlerësimit të ofertave; Komisioni i negociimit të kontratës; Komisioni i shqyrtimit të ankesave.
Komisioni i veçantë i klasifikimit i cili ka edhe rolin kyç, ka si detyre që të analizojë kërkesat për prokurim të hartuara nga strukturat e gjenerimit të tyre; të klasifikojë natyrën e mallrave, punëve apo të shërbimeve të kërkuara nga strukturat gjeneruese, si mallra, punë ose shërbime, publikimi i informacioneve të të cilave do të dëmtonte interesat e ligjshëm shtetërorë ; të vlerësojë dhe miratojë nga ana operacionale e funksionale kërkesat operacionale, të hartuara nga strukturat e gjenerimit të tyre.
Ndërsa, Autoriteti kontraktor, në këtë rast Ministra e Brendshme, në përcaktimin e fituesve të kontratave për mallra dhe shërbime, sipas këtij vendimi, zbaton procedurat e mëposhtme: Procedurën konkurruese ; Procedurën me negociim të drejtpërdrejtë me një operator ekonomik ; Procedurën “shtet me shtet”.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Si do shpërndahen kreditë e buta për administratën? - Banesa me kosto të ulët, ndryshon pragu i të ardhurave. interes zero për disa kategori
Punonjësit e administratës publike do të kenë të drejtë të përfitojnë kredi të buta me interes fiks 3 % për të gjithë kohëzgjatjen e saj, ku pjesa tjetër do......

Rritja e turizmit, faktorët që ndikojnë - Gërxhani: Çmimet dhe investimet, sidomos ulja e tarifave aeroportuale
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi turizmin, rritjen e shpejtë që ka pasur dy vitet e fundit dhe atë cfarë ofron Shqipëria përgjatë......

Paqartësitë e euros prekin edhe kreditimin - Rënie e huave në monedhën europiane për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe overdraft
Jo vetëm depozitat, por edhe kredia po vuan paqartësitë e monedhës së përbashkët europiane në tregun financiar shqiptar. Në fund të muajit maj, kredia në euro......

Projekt pilot për eficiencën e energjisë në QSUT - Hapet tenderi 44 milionë lekë. Institucioni, një nga konsumatorët më të mëdhenj
“Agjencia për Efiçencën e Energjisë në Prokurimet Publike ka shpallur tender me object studim, auditim dhe projekt zbatimi për klinikat në qëndrën Spitalore......

Vdekjet nga ndotja e ajrit: Tymrat e shkarkimit janë vrasësi më i madh në Europë!
Transporti, aktivitetet shtëpiake dhe bujqësia janë kontribuuesit kryesorë në vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit në qytetet europiane, zbuloi një studim i ri......

Së shpejti do të mund ta përdorni telefonin tuaj në fluturimet ajrore në të gjithë BE-në!
Pasagjerët në fluturimet brenda Bashkimit Europian (BE) së shpejti do të lejohen të përdorin telefonat celularë pa aktivizuar modalitetin e......

Inflacioni në eurozonë bie në 5.5% - Planifikohen më shumë rritje të normave të bankës qendrore!
Inflacioni në eurozonë ra përsëri në qershor, por ra shumë ngadalë për të ofruar shumë lehtësim për blerësit që ankohen për etiketat e çmimeve ose për të......

Qytetarët, kredi rekord në Maj - 8.2 miliardë lekë. Kursejmë në euro, por marrim kredi në lekë!
Pas nëj ngadalësimi të lehtë gjatë Prillit, muaji Maj ka sjellë një rritje të kreditimit nga bankat në vendin tonë. Kredia e re gjatë majit fiksohet pranë......