Shqiptarët sigurojnë më pak shëndetin e aksidentet - AMF: Për periudhën janar-maj, u paguan në total rreth 5 milionë euro, rënie 7.9%

Ndërsa tregu i sigurimeve ka njohur rritje në pjesën dërrmuese të portofoleve, sigurimi aksidenteve dhe shëndetit është ndër të paktat zëra që jo vetëm nuk kanë shënuar ecuri pozitive, por rezultojnë në rënie të dukshme. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-maj 2023, arritën në rreth 554 milionë lekë, afërisht 5 milionë euro, duke shënuar një ulje prej 7.9% në krahasim me muajin janar-maj 2022. Ndërkaq, Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-maj 2023, arritën rreth 710 milionë lekë, ose 21.88% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Që të dyja portofolet janë pjesë e sigurimit vullnetar, të cilat, për periudhën janar-maj 2023 arritën rreth 4,1 miliardë lekë, apo 40 milionë euro, 24.83% më shumë se në muajin janar-maj 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.88% krahasuar me muajin janar-maj 2022.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-maj 2023, patën një rritje me 25.62% kundrejt muajit janar-maj 2022.
Në portofolet e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-maj 2023 siguruan mbi 2,209 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 68.96%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.97% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-maj 2023, vihet re një rritje prej 37.38% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.13% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-maj 2022.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Vendimi, mjekët do të kryejnë konsulta të dyfishta - Nga mënyra e aplikimit, deri te mbështetja financiare. Çfarë parashikohet?
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për çeljen e autonomisë spitalore, ku mjekët do të kenë mundësinë të kryejnë praktika dyshe, por nga ana tjetër,......

Rregulla të reja për blerjen e pajisjeve inteligjente të sigurisë - “Filtrat” që do kalojnë prokurimet e mallrave dhe software-ve
Qeveria shqiptare ka përcaktuar rregulla të posaçme për prokurimin e shërbimeve, punëve, pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për......

Si do shpërndahen kreditë e buta për administratën? - Banesa me kosto të ulët, ndryshon pragu i të ardhurave. interes zero për disa kategori
Punonjësit e administratës publike do të kenë të drejtë të përfitojnë kredi të buta me interes fiks 3 % për të gjithë kohëzgjatjen e saj, ku pjesa tjetër do......

Rritja e turizmit, faktorët që ndikojnë - Gërxhani: Çmimet dhe investimet, sidomos ulja e tarifave aeroportuale
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua gjërësisht mbi turizmin, rritjen e shpejtë që ka pasur dy vitet e fundit dhe atë cfarë ofron Shqipëria përgjatë......

Paqartësitë e euros prekin edhe kreditimin - Rënie e huave në monedhën europiane për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe overdraft
Jo vetëm depozitat, por edhe kredia po vuan paqartësitë e monedhës së përbashkët europiane në tregun financiar shqiptar. Në fund të muajit maj, kredia në euro......

Projekt pilot për eficiencën e energjisë në QSUT - Hapet tenderi 44 milionë lekë. Institucioni, një nga konsumatorët më të mëdhenj
“Agjencia për Efiçencën e Energjisë në Prokurimet Publike ka shpallur tender me object studim, auditim dhe projekt zbatimi për klinikat në qëndrën Spitalore......

Vdekjet nga ndotja e ajrit: Tymrat e shkarkimit janë vrasësi më i madh në Europë!
Transporti, aktivitetet shtëpiake dhe bujqësia janë kontribuuesit kryesorë në vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit në qytetet europiane, zbuloi një studim i ri......

Së shpejti do të mund ta përdorni telefonin tuaj në fluturimet ajrore në të gjithë BE-në!
Pasagjerët në fluturimet brenda Bashkimit Europian (BE) së shpejti do të lejohen të përdorin telefonat celularë pa aktivizuar modalitetin e......