Inflacioni në Maqedoninë e Veriut arrin në 14.5% - Çmimet e ushqimeve shënojnë rekorde të reja

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 14.5% në muajin qershor. Në fillim të muajit të kaluar u ndërprenë të gjitha masat e qeverisë për të zbutur goditjet e çmimeve, duke bërë që çmimet e produkteve ushqimore të rriten me rreth 20% në vetëm 24 orë
Çmimet e ushqimit në Maqedoninë e Veriut shënojnë rekorde të reja. Enti Shtetëror i Statistikave konfirmoi inflacion rekord prej 14.5 për qind, për muajin qershor krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Vaji ushqimor u rrit me më shumë se 50 për qind, buka për 30 për qind. Qumështi, vezët dhe djathi shiten me çmime gati 20 për qind më të larta brenda një viti.
Ekspertët paralajmërojnë se masat për të zbutur goditjet e çmimeve duhet të vazhdojnë, por duhet të ketë edhe të reja. Sipas tyre për të zbutur normën e inflacionit, Banka Popullore duhet të marrë masa më rigoroze dhe shtrëngim të politikës monetare me rritje të përsëritur të normës së interesit.
Krahas çmimeve të ushqimeve, statistikat për periudhën maj-qershor të këtij viti shënojnë rritje të çmimeve të karburanteve për 17.2%, prenotimeve turistike për 6.4%, transportit rrugor 4% dhe shërbimeve në restorante dhe kafene për 2.5%.
Në fillim të muajit të kaluar u ndërprenë të gjitha masat e qeverisë për të zbutur goditjet e çmimeve, duke bërë që çmimet e produkteve ushqimore të rriten me rreth 20% në vetëm 24 orë.
SCAN
Sondazh

Bill Gates publikon CV e vitit 1974 - Në moshën 19 vjeçare fitonte më shumë se 70 mijë dollarë në vit
CV personale e Bill Gates e vitit 1974 është publikuar nga vetë miliarderi në LinkedIn, dhe ka shkaktuar shumë reagime e komente. Në moshën 19 vjecare ai......

Pensionistët e punësuar “shkarkohen” nga kontributet - Hoxha: Varianti më i mirë, domosdoshmëri një ligj i ri për sigurimet
Heqja e detyrimit për të paguar sigurime shoqerore për pensionistët që punonjë ende në sektorin privat, do të lehtësojë këtë kategori dhe do t’i nxisë ata që......

Zgjidhen “ngërçet” e fiskalizimit - Nga 10 gushti, faturat me status dorёzuar kalojnё automatikisht nё statusin pranuar!
Ndërsa nga data 1 Korrik të gjitha bizneset kanë detyrim të jenë në sistemin e fiskalizimit dhe të lëshojnë fatura të fiskalizuara, administrate tatimore ka......

Inflacioni, në 7.4%/ Rritja e çmimeve “thellohet” gjatë qershorit, arrin rekorde të reja
Inflacioni në vendin tonë ka “fluturuar” pranë niveleve rekord të larta të 2 dekadave të fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, norma e......

Konsumatorët rikthehen pesimistë/ BSH: Rritet me 2 pikë besimi në ekonomi, por bie besimi i konsumatorit. Ndërtimi pranë rekordit historik
Ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në terren pozitiv edhe për muajin qershor, raporton Banka e Shqipërisë. Kështu, të dhënat nga institucioni, në vrojtimin......

Taksimi i crypto-ve, ekspertët: I padrejtë - Eni Shtini: Drafti i Ministrisë së Financave të rishikohet, tatimi të mbahet pas shitjeve!
Komuniteti i kriptoentuziastëve duket se nuk e ka pritur mirë draftin e Qeverisë për taksimin e fitimeve nga prodhimi i monedhave virtuale. Eksperti Eni......

Tenderat e tërmetit, Kushtetuesja rrëzon padinë kundër Qeverisë - Gjykata: Nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje lidhur me afatin 2 vjeçar të kërkesës
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e Aktit Normativ të Qeverisë përmes të cilit u përcaktuan procedurat e tenderimit për kompanitë që do......

Shiinzo Abe, ikja e papritur e ideatorit të “Abenomics” - Kush ishte ish kryeministri japnonez që u vra në atentat!
Ish kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka humbur jetën në një atentat gjatë një aktiviteti politik. Por kush ishte Shinzo Abe dhe pse ai do të mbahet mend më......