Shqipëria Postuar më 8 Korrik 2022, 13:18

Pensionistët e punësuar “shkarkohen” nga kontributet - Hoxha: Varianti më i mirë, domosdoshmëri një ligj i ri për sigurimet

Nga SCAN TV
Pensionistët e punësuar “shkarkohen” nga kontributet -

Heqja e detyrimit për të paguar sigurime shoqerore për pensionistët që punonjë ende në sektorin privat, do të lehtësojë këtë kategori dhe do t’i nxisë ata që të jenë më aktivë në tregun e punës pavarësisht mbushjes së moshës për pension.

Në një intervistë për SCAN TV, eksperti i sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha, thekson se ky është variant më i mirë që pensionistët të lehtësohen nga detyrimet që deri më tani i kanë paguar duke mos përfituar asgjë në këmbim.

Nga ana tjetër Hoxha sugjeron se është domosdoshmëri hartimi i një ligji të plotë për sigurimet shoqërore, pasi ligji aktual lë hapsirë për subjektivizëm.

Aktualisht janë 1 484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat që paguajnë kontribute çdo muaj në masën 14 milionë lekë, të cilat kalojnë në fondin e sigurimeve shoqërore.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat