Shqipëria Postuar më 8 Korrik 2022, 11:28

Kush po i plotëson vendet bosh te bizneset shqiptare? - Kompanitë shqiptare po marrin punëtorë nga Turqia, Bangladeshi e Filipinet

Nga SCAN TV
Kush po i plotëson vendet bosh te bizneset shqiptare? -  Kompanitë

Shqipëria po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, e kjo konsiderohet si një nga problematikat më të mëdha aktuale por edhe të ardhshme të biznesit. Në këto kushte pritshmëritë janë që vendet e mbetura bosh të plotësohen nga emigrantë. Shumë kompani sbqiptare kanë nisur t’iu adresohen kompanive ndërkombëtare të punësimit për rë rekrutuar punonjës për biznesin e tyre.

Por cilat janë shifrat e punonjësve të huaj këtë vit?

Departamenti i Informacionit në SCAN iu drejtua më një kërkesës zyrtare Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive për të mësuar se sa leje pune janë dhënë këtë vit. Ajo që rezulton është se për 6 mujorin e parë të vitit 2022 janë pajisur me Dokumente punësimi 1978 shtetas të huaj, nga të cilët 1.461 me Leje Pune, 440 me Vërtetim Deklarimi për Punësim dhe 77 me Certifikatë Regjistrimi.

Ndërkohë, gjatë vitit 2021, janë pajisur me Dokumente pune 5.418 shtetas nga të cilët, 3.438 me Leje Pune, 1.596 me Vërtetim Deklarimi për Punësim dhe 384 me Certifikatë regjistrimi.

Kërkesat për lejet e punës kanë qenë më të larta nga shtetasit turk për sektorët si Ndërtim, Arsim dhe Shëndetësi , egjiptianë në Telekomunikacion dhe Ndërtim. Punonjësit nga Bangladeshi kërkojnë më së shumti të integrohen në punë si  në Tregti, Ndërtim, Industri Përpunuese, Peshkim dhe Bujqësi,  ndërsa ata nga Filipinet në Ndërtim dhe Shërbime Hoteleri – Turizëm. Ndërsa të ardhurit nga India janë stabilizuar në sektorët si Mjekësi, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit, Import - Eksport dhe Industri Përpunuese.

Të pajisur me vërtetim për deklarim për punësim shtetasit janë kryesisht nga Italia, Kosova dhe Rumania. Ndërsa të pajisur me certifikatë regjistrimi janë nga Italia Amerika Irani dhe Turqia.

Teksa një vit më parë Bujqësia ishte ndër më pak të preferuarit nga shtetasit e huaj këtë vit në 6 mujorin e parë renditet i pari sektor me më shumë kërkesa për punësim.  Pas bujqësisë shtetasit e huaj janë punësuar më së shumti në sektorët pylltari, peshkim e më pas ndërtim. Të tjerë sektorë përmendim  edhe Industrinë Përpunuese; Tregtinë me shumicë dhe pakicë ; Aktivitete shërbimesh të tjera  dhe Akomodim dhe shërbim ushqimor.

Më së shumti shtetasit e huaj të pajisur me dokumente pune janë më të përqendruar në Tiranë, si dhe qytete bregdetare si Fier, Durrës, Vlorë dhe Shkodër.

Nga vijnë kërkesat për leje pune?

 JANË PAJISUR ME LEJE PUNE SHTETAS NGA:

  • Turqia punësuar në Ndërtim, Arsim dhe Shëndetësi
  • Egjipti punësuar kryesisht në Telekomunikacion dhe Ndërtim
  • Bangladesh punësuar kryesisht në Tregti, Ndërtim, Industri Përpunuese, Peshkim dhe Bujqësi
  • Filipine punësuar kryesisht në Ndërtim dhe Shërbime Hoteleri – Turizëm,
  • dhe India punësuar kryesisht në Mjekësi, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit, Import - Eksport dhe Industri Përpunuese

SHTETASIT E PAJISUR ME VËRTETIM DEKLARIMI PËR PUNËSIM:

  • Italia punësuar kryesisht në Mjekësi, Industri përpunuese, Shërbime, Marketing, Tregti dhe Informacion telekomunikacion
  • Kosova punësuar kryesisht në Industrinë përpunuese, prodhim brumërash dhe Sektorin bankar
  • Rumania punësuar kryesisht në Aktivitete profesionale shkencore dhe teknike dhe në sektorin e Shërbimeve

SHTETASIT E PAJISUR ME CERTIFIKATË REGJISTRIMI:

  • Italia punësuar në Aktivitete Profesionale, Shkencore dhe Teknike dhe Industri Nxjerrëse
  • Amerika punësuar si Misionarë vullnetare, Lektorë dhe Studiues
  • Irani punësuar në Industri Përpunuese dhe sektorin Bankar
  • Turqia vullnetarë punësuar në sektorin e Shërbimeve dhe Arsim

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=UA2emUM-CmQ

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat