Bota Postuar më 8 Korrik 2022, 09:37

Bursat europiane, me ndryshime të vogla - Pritet fjalimi i Lagarde dhe të dhënat mbi punësimin në SHBA

Nga SCAN TV
Bursat europiane, me ndryshime të vogla - Pritet fjalimi i Lagarde dhe

Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë si një sesion pauze, pas tre ditësh me radhë në rritje. Bursat po presin të dhënat mbi punësimi në SHBA për qershorin, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme dhe pritet të tregojnë një tjetër muaj mjaft pozitiv.

Ekonomistët parashikojnë se ekonomia më e madhe në botë do të ketë krijuar edhe 250 mijë vende të reja pune, gjatë qershorit, ndërsa norma totale e papunësisë do të qëndrojë e pandryshuar në 3.6%. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rënie të lehtë me 0.1%.

Edhe tregjet aziatike u mbyllën në rritje, me përjashtim të bursave në Japoni, pas lajmit se ish-kryeministri Shinzo Abe u qëllua nga një person dhe është në gjendje kritike për jetën.

Investitorët po presin të dhënat mbi balancën tregtare dhe llogarinë korrente për Francën, prodhimin industrial në Itali dhe fjalimin që do të mbajë presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, pasditen e sotme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat