BE mbështet përdorimin e detyrueshëm të karburantit të gjelbër të avionëve nga viti 2025!

Parlamenti Europian mbështeti të enjten rregullat historike për karburantin e aviacionit që vendosin objektiva detyrues për zëvendësimin e naftës (kerosene) me burime më pak ndotëse të energjisë, por zgjeroi përkufizimin se çfarë mund të jetë një karburant i gjelbër.
Kërkesat, të cilat nëse miratohen do të ishin të parat në botë, u propozuan fillimisht nga Komisioni Ekzekutiv Europian vitin e kaluar për të ulur ndikimin klimatik të sektorit të aviacionit, i cili konsiderohet përgjegjës për deri në 3% të emetimeve globale.
Sipas tekstit të miratuar, furnizuesve do t'u kërkohet të përziejnë një minimum prej 2% të karburantit të qëndrueshëm të aviacionit (SAF) në naftën e tyre nga viti 2025, duke u rritur në 85% në 2050 - më ambicioz se objektivi prej 63% deri në vitin 2050 i propozuar fillimisht nga Komisioni.
Sipas kushteve të propozimit origjinal të Komisionit, SAF do të përfshijë lëndë djegëse me bazë bio të marra nga mbetjet e ricikluara dhe, në një shkallë më të vogël, sintetike me bazë hidrogjeni ose karburante elektronike të prodhuara nga burimet e rinovueshme të energjisë.
Por versioni i rregullave të miratuara nga Parlamenti Europian zgjeroi përkufizimin origjinal të Komisionit për SAF, duke shtuar lëndë djegëse karboni të ricikluar të prodhuar nga gazi i përpunimit të mbeturinave dhe biokarburantet e prodhuara nga yndyrat shtazore ose distilimet.
Përpara votimit, komisioneri i BE-së për energjinë Kadri Simson u kishte kërkuar ligjvënësve të mos e zgjeronin përkufizimin e SAF dhe të ishin të kujdesshëm me objektivat tepër ambicioz.
Ligjvënësit e gjelbër arritën të ndryshojnë tekstin në minutën e fundit për të përjashtuar përdorimin e kulturave ushqimore dhe vajit të palmës si SAF, të cilat do të ishin lejuar në rrethana të jashtëzakonshme në tekstin e përgatitur fillimisht nga Parlamenti.
Rregullat tani do të paraqiten për miratim nga qeveritë anëtare dhe Komisioni i BE-së.
Edel Strazimiri / SCAN

Raporti/ Mbi 5 milionë fuçi naftë rezervë amerikane u eksportuan në Azi dhe Europë në 1 muaj!
Më shumë se 5 milionë fuçi naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës së SHBA-së u eksportuan në Azi dhe Europë muajin e kaluar, raportoi së pari Reuters. Midis......

Prodhuesit e çipave ringjallin tregjet globale të aksioneve ndërsa Euro lufton pas ‘rënies së lirë’!
Prodhuesit e çipave ringjallën tregjet e aksioneve të enjten, duke ndihmuar në zbutjen e shqetësimeve të investitorëve për një recesion potencialisht të......

Caktohen çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuara - “Kursi i këmbimit” i ul lehtë për klientët e 35KV, asnjë ndryshim për tensionet e tjerë!
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet, me të cilat do të faturohen në muajin qershor bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie, por që gjithsesi......

Trashëgimia kulturore e Durrësit, menaxhim me Fondacion - Plani përfshin Amfiteatrin, Forumin Bizantin, Banjat e Shtigjet
Ministria e Kulturës po planifikon që të ndryshojë menaxhimin e pasurisë historiko-kulturore të Durrësit. Administrimi i tyre do t’i kalojë një fondacioni, me......

Gjoba deri në 60 mijë lekë për bizneset - 31 Korriku, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave fianciare
Të gjitha subjektet që operojnë në vend kanë afat deri në fund të muajit që të dorëzojnë pasyrat pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së......

Taksitë në Itali në grevë 48 orëshe - Kaos dhe probleme në të gjithë qytetet e vendit
Italia ka përjetuar një kaos të vërtetë si pasojë e grevës 48 orëshe të taksive në të gjithë vendin të cilët kundërshtojnë projektligjin për konkurrencën, që......

Maqedonia e Veriut kërkon 20 mijë punëtorë - Sektori i hotelerisë vuan mungesën e personelit
Sektori i hotelerisë në Maqedoninë e Veriut po përballet me mungesën e personelit, duke saktësuar se janë 20 mijë vendet e punës që kanë mbetur bosh. Ndërkohë......

Njeriu më i pasur i Gjermanisë bëhet aksioneri krysor i Lufthansa: Klaus Michael Kuehne tashmë zotëron më shumë aksione se qeveria gjermane
Qeveria gjermane nuk është aksionerja më e madhe e kompanisë ajrore Lufthansa. Klaus – Michael Kuehne njeriu më i pasur i Gjermanisë tashmë zotëron mbi 15% të......