Nafta, e qëndrueshme pranë 105 dollarë - Çmimet, në rënie për të dytën javë me radhë. Shqetëson ngadalësimi i kërkesës

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e fundit të kësaj jave, pas një rimëkëmbje me rreth 4 dollarë në sesionin e kaluar. Investitorët mendojnë se ngadalësimi i ekonomisë globale dhe mundësia për një recesion po dëmtojnë kërkesën për naftë, por në anën tjetër furnizimi i tkurrur i tregut po kufizon humbjet.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 105 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 102 dollarë për fuçi.
Në sesionin e kaluar, të dy bençmarkët u rritën me rreth 4%, por pritet të publikojnë humbje për të dytën javë me radhë. Në ditën e mërkurë, Brenti i Londrës ra me 10.73 dollarë, rënia më e madhe ditore që nga viti 1988, kur filloi tregtimin kjo kontratë. Bankat qëndrore në të gjithë botën po rrisin normat e interesin për të mbajtur nën kontroll inflacionin, duke rritur kostot e huamarrjes dhe duke i shtyre ekonomitë drejt recesionit.
Të dhënat zyrtare të publikuara nga Administrata për Informimin mbi Energjinë treguan se furnizimi i tregut, që është treguesi më i mirë për kërkesën konsumatore, është rritur në 20.5 milionë fuçi në ditë gjatë javëve të fundit. Gjithashtu, rezervat e naftës bruto u rritën me 8.2 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, shumë më tepër se parashikimet e analistëve.
SCAN
Sondazh

Euro, e qëndrueshme poshtë 1.02 dolalrë - Tregjet po presin të dhënat në SHBA mbi punësimin për qershorin
Euro po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 20 vitet e fundit, dhe pritet të realizojë javën më të dobët në dy muajt e......

Finlanda konfiskon rreth 900 vagonë me mallra të kompanive ruse!
Finlanda ka konfiskuar rreth 900 vagonë mallrash që u përkasin kompanive ruse ndërsa NATO nis procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Finlandës dhe......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore – Dollari nuk ndalet, fiton sërish pikë!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të fitojë pikë teksa është e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke u blerë me 115.5 lekë dhe duke u shitur me......

“Munde vapën me oferta të gjelbra” - Fushata e korrikut në Neptun sjell produktet sezonale me çmime të parezistueshme
Në këto ditë të nxehta vere vraponi të kapni ofertat e NEPTUN për shtëpinë, zyrën apo biznesin tuaj. Fushata më e madhe e muajit korrik, tashmë ka mbërritur......

Gazi natyror, energjia bërthamore mbeten pjesë e taksonomisë së BE-së – OJQ-të do të ngrenë padi
Qëllimi i taksonomisë së klimës së Bashkimit Evropian është të drejtojë investimet private në projekte që nevojiten për të arritur neutralitetin e klimës, si......

Finlanda miraton ligjin për të forcuar kufirin me Rusinë!
Parlamenti i Finlandës ka miratuar legjislacionin për të ndërtuar gardhe më të forta në kufirin e tij me Rusinë, pasi vendi kërkon të bashkohet me NATO-n pas......

BE mbështet përdorimin e detyrueshëm të karburantit të gjelbër të avionëve nga viti 2025!
Parlamenti Europian mbështeti të enjten rregullat historike për karburantin e aviacionit që vendosin objektiva detyrues për zëvendësimin e naftës (kerosene) me......

Raporti/ Mbi 5 milionë fuçi naftë rezervë amerikane u eksportuan në Azi dhe Europë në 1 muaj!
Më shumë se 5 milionë fuçi naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës së SHBA-së u eksportuan në Azi dhe Europë muajin e kaluar, raportoi së pari Reuters. Midis......