Euro, e qëndrueshme poshtë 1.02 dolalrë - Tregjet po presin të dhënat në SHBA mbi punësimin për qershorin

Euro po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 20 vitet e fundit, dhe pritet të realizojë javën më të dobët në dy muajt e fundit. Investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të të dhënave mbi punësimin në SHBA, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
Euro ka humbur rreth 2% të vlerës, gjatë kësaj jave, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë energjetike dhe mundësive që ekonomia e Eurozonës të bjerë në recesion.
Në anën tjetër, indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, po qëndron në mbi 107, nivelin më i lartë në dy dekadat e fundit. Analistët shprehen se, Europa është e ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha të lidhura me varësinë e madhe energjetike nga Rusia, rritjen e kostove të jetesës dhe rënien e shpenzimeve konsumatore.
Gjithashtu, investitorët janë të shqetësuar edhe për ngadalësimin e ekonomisë amerikane, e cila mund të ketë rënë në recesion gjatë periudhës prill-qershor.
Ndërkohë, paundi britanik ka pasur një javë relativisht të mirë, në rënie të lehtë me 0.3%, duke i rrezistuar kaosit politik në Mbretërinë e Bashkuar. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka tentuar rimëkëmbjen, ndërsa gjatë kësaj jave është rritur me rreth 15% dhe tregtohet pranë 22 mijë dollarëve. Ethereum po tregtohet në rreth 1240 dollarë.
SCAN
Sondazh

Finlanda konfiskon rreth 900 vagonë me mallra të kompanive ruse!
Finlanda ka konfiskuar rreth 900 vagonë mallrash që u përkasin kompanive ruse ndërsa NATO nis procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Finlandës dhe......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore – Dollari nuk ndalet, fiton sërish pikë!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të fitojë pikë teksa është e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke u blerë me 115.5 lekë dhe duke u shitur me......

“Munde vapën me oferta të gjelbra” - Fushata e korrikut në Neptun sjell produktet sezonale me çmime të parezistueshme
Në këto ditë të nxehta vere vraponi të kapni ofertat e NEPTUN për shtëpinë, zyrën apo biznesin tuaj. Fushata më e madhe e muajit korrik, tashmë ka mbërritur......

Gazi natyror, energjia bërthamore mbeten pjesë e taksonomisë së BE-së – OJQ-të do të ngrenë padi
Qëllimi i taksonomisë së klimës së Bashkimit Evropian është të drejtojë investimet private në projekte që nevojiten për të arritur neutralitetin e klimës, si......

Finlanda miraton ligjin për të forcuar kufirin me Rusinë!
Parlamenti i Finlandës ka miratuar legjislacionin për të ndërtuar gardhe më të forta në kufirin e tij me Rusinë, pasi vendi kërkon të bashkohet me NATO-n pas......

BE mbështet përdorimin e detyrueshëm të karburantit të gjelbër të avionëve nga viti 2025!
Parlamenti Europian mbështeti të enjten rregullat historike për karburantin e aviacionit që vendosin objektiva detyrues për zëvendësimin e naftës (kerosene) me......

Raporti/ Mbi 5 milionë fuçi naftë rezervë amerikane u eksportuan në Azi dhe Europë në 1 muaj!
Më shumë se 5 milionë fuçi naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës së SHBA-së u eksportuan në Azi dhe Europë muajin e kaluar, raportoi së pari Reuters. Midis......

Prodhuesit e çipave ringjallin tregjet globale të aksioneve ndërsa Euro lufton pas ‘rënies së lirë’!
Prodhuesit e çipave ringjallën tregjet e aksioneve të enjten, duke ndihmuar në zbutjen e shqetësimeve të investitorëve për një recesion potencialisht të......