Finlanda konfiskon rreth 900 vagonë me mallra të kompanive ruse!

Finlanda ka konfiskuar rreth 900 vagonë mallrash që u përkasin kompanive ruse ndërsa NATO nis procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.
Në përgjigje të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë Finlanda konfiskoi 865 vagonë mallrash që u përkasin kompanive ruse. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters Shoqëria Shtetërore Hekurudhore Finlandeze VR i dërgoi një letër përkatëse Shoqërisë Shtetërore të Hekurudhave Ruse.
Letra drejtuar Ministrisë së Transportit të Rusisë, mban datën 6 qershor. Shoqëria Shtetërore Hekurudhore Finlandeze VR konfirmoi se vagonët e konfiskuar u përkasin kompanive ruse të prekura nga sanksionet e BE-së qoftë drejtpërdrejt ose nëpërmjet aksionerëve, kurse autoritetet ruse nuk pranuan ta komentojnë lajmin.
Ambasadorët e 30 vendeve të NATO-s kanë nisur ndërkohë procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë.
"Nënshkrimi i protokolleve të anëtarësimit nis procesin e ratifikimit në secilin prej vendeve anëtare”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në maj Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga neutraliteti i tyre tradicional ushtarak pas sulmit rus në Ukrainë dhe bënë kërkesë për anëtarësim në NATO.
E . S / SCAN
Sondazh

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore – Dollari nuk ndalet, fiton sërish pikë!
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të fitojë pikë teksa është e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke u blerë me 115.5 lekë dhe duke u shitur me......

“Munde vapën me oferta të gjelbra” - Fushata e korrikut në Neptun sjell produktet sezonale me çmime të parezistueshme
Në këto ditë të nxehta vere vraponi të kapni ofertat e NEPTUN për shtëpinë, zyrën apo biznesin tuaj. Fushata më e madhe e muajit korrik, tashmë ka mbërritur......

Gazi natyror, energjia bërthamore mbeten pjesë e taksonomisë së BE-së – OJQ-të do të ngrenë padi
Qëllimi i taksonomisë së klimës së Bashkimit Evropian është të drejtojë investimet private në projekte që nevojiten për të arritur neutralitetin e klimës, si......

Finlanda miraton ligjin për të forcuar kufirin me Rusinë!
Parlamenti i Finlandës ka miratuar legjislacionin për të ndërtuar gardhe më të forta në kufirin e tij me Rusinë, pasi vendi kërkon të bashkohet me NATO-n pas......

BE mbështet përdorimin e detyrueshëm të karburantit të gjelbër të avionëve nga viti 2025!
Parlamenti Europian mbështeti të enjten rregullat historike për karburantin e aviacionit që vendosin objektiva detyrues për zëvendësimin e naftës (kerosene) me......

Raporti/ Mbi 5 milionë fuçi naftë rezervë amerikane u eksportuan në Azi dhe Europë në 1 muaj!
Më shumë se 5 milionë fuçi naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës së SHBA-së u eksportuan në Azi dhe Europë muajin e kaluar, raportoi së pari Reuters. Midis......

Prodhuesit e çipave ringjallin tregjet globale të aksioneve ndërsa Euro lufton pas ‘rënies së lirë’!
Prodhuesit e çipave ringjallën tregjet e aksioneve të enjten, duke ndihmuar në zbutjen e shqetësimeve të investitorëve për një recesion potencialisht të......

Caktohen çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuara - “Kursi i këmbimit” i ul lehtë për klientët e 35KV, asnjë ndryshim për tensionet e tjerë!
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet, me të cilat do të faturohen në muajin qershor bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie, por që gjithsesi......