Finlanda miraton ligjin për të forcuar kufirin me Rusinë!

Parlamenti i Finlandës ka miratuar legjislacionin për të ndërtuar gardhe më të forta në kufirin e tij me Rusinë, pasi vendi kërkon të bashkohet me NATO-n pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Finlanda ndryshoi dekada të mos-angazhimit ushtarak duke kërkuar anëtarësimin në aleancën ushtarake në maj, duke filluar zyrtarisht procesin për t'u bashkuar këtë javë.
Nga frika se Moska mund të përdorë migrimin për të ushtruar presion politik, ndryshimet e reja në Aktin e Rojës Kufitare lehtësojnë ndërtimin e gardheve më të forta në kufirin lindor 1300 km të vendit me Rusinë.
Qëllimi i ligjit është të "përmirësojë kapacitetin operacional të rojës kufitare për t'iu përgjigjur kërcënimeve hibride", tha Anne Ihanus, një këshilltare e lartë në ministrinë e brendshme.
Siç qëndron, kufijtë e Finlandës janë të siguruar kryesisht me gardhe të lehta prej druri, të krijuara kryesisht për të ndaluar bagëtinë që të endet nga njëri vend në tjetrin.
Ligji i ri mundëson gjithashtu mbylljen e pikave kufitare dhe përqëndrimin e azilkërkuesve në pika të veçanta, në rast të përpjekjeve për kalim në shkallë të gjerë.
Helsinki miratoi gjithashtu ndryshime në legjislacionin për kompetencat emergjente për të bërë që përkufizimi i "emergjencës" të marrë parasysh më mirë kërcënimet e ndryshme hibride.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

BE mbështet përdorimin e detyrueshëm të karburantit të gjelbër të avionëve nga viti 2025!
Parlamenti Europian mbështeti të enjten rregullat historike për karburantin e aviacionit që vendosin objektiva detyrues për zëvendësimin e naftës (kerosene) me......

Raporti/ Mbi 5 milionë fuçi naftë rezervë amerikane u eksportuan në Azi dhe Europë në 1 muaj!
Më shumë se 5 milionë fuçi naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës së SHBA-së u eksportuan në Azi dhe Europë muajin e kaluar, raportoi së pari Reuters. Midis......

Prodhuesit e çipave ringjallin tregjet globale të aksioneve ndërsa Euro lufton pas ‘rënies së lirë’!
Prodhuesit e çipave ringjallën tregjet e aksioneve të enjten, duke ndihmuar në zbutjen e shqetësimeve të investitorëve për një recesion potencialisht të......

Caktohen çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuara - “Kursi i këmbimit” i ul lehtë për klientët e 35KV, asnjë ndryshim për tensionet e tjerë!
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet, me të cilat do të faturohen në muajin qershor bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie, por që gjithsesi......

Trashëgimia kulturore e Durrësit, menaxhim me Fondacion - Plani përfshin Amfiteatrin, Forumin Bizantin, Banjat e Shtigjet
Ministria e Kulturës po planifikon që të ndryshojë menaxhimin e pasurisë historiko-kulturore të Durrësit. Administrimi i tyre do t’i kalojë një fondacioni, me......

Gjoba deri në 60 mijë lekë për bizneset - 31 Korriku, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave fianciare
Të gjitha subjektet që operojnë në vend kanë afat deri në fund të muajit që të dorëzojnë pasyrat pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së......

Taksitë në Itali në grevë 48 orëshe - Kaos dhe probleme në të gjithë qytetet e vendit
Italia ka përjetuar një kaos të vërtetë si pasojë e grevës 48 orëshe të taksive në të gjithë vendin të cilët kundërshtojnë projektligjin për konkurrencën, që......

Maqedonia e Veriut kërkon 20 mijë punëtorë - Sektori i hotelerisë vuan mungesën e personelit
Sektori i hotelerisë në Maqedoninë e Veriut po përballet me mungesën e personelit, duke saktësuar se janë 20 mijë vendet e punës që kanë mbetur bosh. Ndërkohë......