Bota Postuar më 8 Korrik 2022, 12:30

Shiinzo Abe, ikja e papritur e ideatorit të “Abenomics” - Kush ishte ish kryeministri japnonez që u vra në atentat!

Nga SCAN TV
Shiinzo Abe, ikja e papritur e ideatorit të “Abenomics” - Kush

Ish kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka humbur jetën në një atentat gjatë një aktiviteti politik. Por kush ishte Shinzo Abe dhe pse ai do të mbahet mend më shumë për rolin e tij në ekonomi sesa në politikë

Ish kryeministi i Japonisë Shinzo Abe ka humbur jetën pasi u qëllua në një atentat bë gjatë një aktiviteti politik. Humbja e jetës së tij është konfirmuar nga autoritetet spitalore që kanë tentuar t’j shpëtojnë jetën për rreth 4 orë, por pa sukses.

Shinzo Abe, ish-kryeministri 67-vjeçar i qëlluar për vdekje të premten, ndërtoi një trashëgimi gjatë një mandati rekord si një ‘skifter’ i politikës së jashtme, por ka të ngjarë që ai të mbahet mend më shumë për strategjinë agresive të rritjes ekonomike që mbajti emrin e tij; ‘Abenomics’.

Një kohë e gjatë në skenën politike të Japonisë, 67-vjeçari Abe shërbeu si kryeministër për një periudhë të shkurtër - nga 2006 në 2007 - përpara se të mbante postin më të lartë politik të vendit përsëri nga 2012 deri në 2020. Partia e tij Liberale Demokratike e qendrës së djathtë ka dominuar politikën japoneze që kur u themelua në vitin 1955.

Në kohën kur dha dorëheqjen për shkak të sëmundjes, në gusht të vitit 2020, Abe ishte bërë kryeministri modern i Japonisë që ka shërbyer më gjatë. Mandati i tij e kaloi atë të gjyshit të tij Nobusuke Kishi, i cili udhëhoqi Japoninë nga 1957 deri në 1960; babai i tij, Shintaro Abe, shërbeu gjithashtu si kryesekretar i kabinetit, shpesh i parë si pozicioni i dytë më i fuqishëm i vendit.

Abe u përpoq të rigjallëronte ekonominë japoneze, e cila kishte humbur pozitën e saj si më e madhja e Azisë, në periudhën mes dy qëndrimeve të tij në detyrë.

Politikat ekonomike që ai ndoqi, të quajtura "Abenomics", ishin menduar si ‘terapi shoku’ për një ekonomi që kishte mbetur në vebdnumëro për një kohë të gjatë që prej përfundimit të luftës.. Strategjia e "tre shigjetave" e Abes përfshinte një kombinim të lehtësimit monetar, rritjen e shpenzimeve qeveritare dhe ndryshime të tjera ekonomike që synonin t'i jepnin fund më shumë se dy dekadave të rritjes së munguar ekonomike.

Krahas politikave ekonomike, Shiinzo Abe konsiderohet si një ndër politikanët më reformatorë në forcimin e marrëdhënieve me jashtë, si me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo më Taiwanin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat