Tenderat e tërmetit, Kushtetuesja rrëzon padinë kundër Qeverisë - Gjykata: Nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje lidhur me afatin 2 vjeçar të kërkesës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e Aktit Normativ të Qeverisë përmes të cilit u përcaktuan procedurat e tenderimit për kompanitë që do përfshiheshin në procesin e rindërtimit. Në njoftimin e shkurtuar, Gjykata sqaron se nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje, lidhur me legjitimimin e kërkuesit për vënien në lëvizje të këtij gjykimi kushtetues për sa i përket momentit nga i cili fillon të llogaritet afati 2-vjeçar i paraqitjes së kërkesës
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e pjesshëm të Aktit Normativ të Qeverisë të dhetorit 2019, përmes të cilit u përcaktuar procedurat e përzgjedhjes së kompanive që do rindërtonin objektet e shkatërruara ngë tërmeti i 26 nëntorit. Aktorë të Shoqërisë Civile, të mbështetur edhe nga Deputetë të Kuvendit kërkuan në atë kohë shfuqizimin e pjesshëm me akuzën se Akti favorizonte operatorë të mëdhenj e krijonte pabarazi në garën për fitimin e tenderave.
Gjyaka Kushtetuese në datën 28.06.2022 e mori atë në shqyrtim në seancë plenare publike padinë me objekt: “Shfuqizimin pjesërisht të ligjit nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore””, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin pjesërisht të zbatimit të ligjit nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore””.
Ndërsa pritet vendimi i arsyetuar, në njoftimin e shkurtuar për këtë vendimmarrje, Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje, në lidhje me legjitimimin të kërkuesit për vënien në lëvizje të këtij gjykimi kushtetues për sa i përket momentit nga i cili fillon të llogaritet afati 2-vjeçar i paraqitjes së kërkesës, pra nëse llogaritet nga koha e hyrjes në fuqi të aktit normativ me fuqinë e ligjit apo të ligjit miratues të tij. Shkak për të cilin, sipas saj, u vendos edhe rrëzimi i padisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Shiinzo Abe, ikja e papritur e ideatorit të “Abenomics” - Kush ishte ish kryeministri japnonez që u vra në atentat!
Ish kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka humbur jetën në një atentat gjatë një aktiviteti politik. Por kush ishte Shinzo Abe dhe pse ai do të mbahet mend më......

“Memorandumet e gazit nuk janë detyrime ligjore” - Dhoma Amerikane, Këlliçi: Të merren hapat e duhur për zhvillimin e këtij sektori me rëndësi
Memorandumet e bashkëpunimit në fushën e gazit nuk nënkuptojnë asnjë detyrim ligjor për kompanitë e për pasojë nuk ndikojnë në avancimin e sektorit, që......

Kush po i plotëson vendet bosh te bizneset shqiptare? - Kompanitë shqiptare po marrin punëtorë nga Turqia, Bangladeshi e Filipinet
Shqipëria po përballet me mungesë të fuqisë punëtore, e kjo konsiderohet si një nga problematikat më të mëdha aktuale por edhe të ardhshme të biznesit. Në këto......

Volkswagen sjell giga-fabrikën e makinave elektrike - Investimi prej 20 miliardë euro do të ofrojë 20 mijë vende pune!
Në prani të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe drejtuesve të lartë të grupit Volkswagen, duke filluar nga numri një Herbert Diess, u hodh guri i parë për......

Ekspertët ndajnë 18 'rregullat e parave në recesion': 'Mos u frikësoni' dhe 'përgatituni për të marrë hua'!
Jeni të shqetësuar se si do të duket gjendja juaj financiare pas një viti – apo edhe pas disa muajsh? Me të gjitha shqetësimet për rritjen ekonomike, është e......

Kush mund ta zëvendësojë Boris Johnson si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar?!
Pas një revolte dhe një vërshimi dorëheqjesh ministrore, Boris Johnson më në fund njoftoi se do të tërhiqej si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Duke......

Çmimet, shqiptarët në rrezik varfërie/ OKB: Shqipëria, ndër vendet më të rrezikuara. Lekë në dorë në formë ndihme, jo subvencionim të energjisë
Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në botë sa i përket krizës së çmimeve. Programi për Zhvillim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNDP) ka......

Bursat europiane, me ndryshime të vogla - Pritet fjalimi i Lagarde dhe të dhënat mbi punësimin në SHBA
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë si një sesion pauze, pas tre ditësh me radhë në......