Shqipëria Postuar më 8 Korrik 2022, 12:37

Taksimi i crypto-ve, ekspertët: I padrejtë - Eni Shtini: Drafti i Ministrisë së Financave të rishikohet, tatimi të mbahet pas shitjeve!

Nga SCAN TV
Taksimi i crypto-ve, ekspertët: I padrejtë - Eni Shtini: Drafti i

Komuniteti i kriptoentuziastëve duket se nuk e ka pritur mirë draftin e Qeverisë për taksimin e fitimeve nga prodhimi i monedhave virtuale.

Eksperti Eni Shtini thotë drafti parashikon që tatimi të paguhet në momentin e emetimit të monedhave dixhitale, ndërkohë që kjo duhet të ndodhë vetëm pas shitjes së tyre

Drafti i Ministrisë së Financave për të përfshirë në skemën e taksimit fitimet nga monedhat dixhitale është pritur me shqetësim nga komuniteti i sipërmarrësve të këtij tregu.

Eksperti Eni Shtini thotë drafti parashikon që tatimi të paguhet në momentin e emetimit të monedhave dixhitale, ndërkohë që kjo duhet të ndodhë vetëm pas shitjes së tyre.

Vjelja e tatimfitimit përpara shitjes, sipas Shtinit, do të vinte në vështirësi prodhuesit.

Shtini thotë se rënia e fortë e kriptomonedhave mund të sjellë edhe uljen e interesit për prodhuesit shqiptarë, për shkak se ulja e vlerës së tyre, sjell edhe pakësimin e fitimeve nga prodhimi.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat