Bota Postuar më 17 Korrik 2022, 11:24

Bill Gates publikon CV e vitit 1974 - Në moshën 19 vjeçare fitonte më shumë se 70 mijë dollarë në vit

Nga SCAN TV
Bill Gates publikon CV e vitit 1974 - Në moshën 19 vjeçare

CV personale e Bill Gates e vitit 1974 është publikuar nga vetë miliarderi në LinkedIn, dhe ka shkaktuar shumë reagime e komente. Në moshën 19 vjecare ai fitonte më shumë se 70 mijë dollarë në vit sipas vlerës aktuale dhe inflacionit

Me një pasuri të vlerësuar deri në 100 miliard dollarë Bill Gates konsiderohet njeriu i katërt më i pasur në botë dhe ka mbajtur vendin e parë të këtij klasifikimi për shumë vjet. Ditët e fundit bashkëthemeluesi i LinkedIn ka publikuar CV-në e tij të vitit 1974, kur ishte 19 vjec dhe ka shkaktuar shumë debate.

Fakti që bie më shumë në sy e që për pasojë ka tërhequr më shumë vëmendje është dhe paga e tij vjetore: 12 mijë dollarë në vitin 1974 janë të barazvlefshëm me 70 mijë dollarë sot, përballë vlerës aktuale të dollarit dhe inflacionit. Kjo kur ai ishte vetëm 19 vjec dhe ishte në vitin e parë në universitetin e Harvard.

Bien në sy edhe aftësitë e fituara me synimin për t'u bërë "analist sistemesh" ose "programues sistemesh". Në biografinë e tij përmendet edhe Paul G. Allen, me të cilin do të bashkëthemelonte Microsoft-in vitin e ardhshëm. Në dokument thuhet gjithashtu se në vitin 1974 të dy kishin bashkëpunuar për zhvillimin e një sistemi që synonte specialistët e sektorit për të "studiuar fluksin e trafikut".

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat