'Hungaria do të ketë mjaftueshëm': Orban konfirmon marrëveshjen e ardhshme të gazit me Rusinë!

Kryeministri i Hungarisë tha të premten se do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Rusinë në muajt e ardhshëm, e cila do të furnizojë vendin me gati një miliardë metra kub gaz. Duke folur në radion lokale, Viktor Orban tha se priste një marrëveshje me Moskën këtë verë për t'i siguruar Hungarisë 700 milionë metra kub gaz shtesë.
"Ne jemi duke negociuar me rusët... kjo marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë verës dhe atëherë do të jemi të sigurt," tha ai. "Hungaria do të ketë mjaftueshëm gaz." Një metër kub gaz furnizon afërsisht të njëjtën sasi energjie si një litër naftë.
Kjo marrëveshje e re vjen në krye të një marrëveshjeje 15-vjeçare që Budapesti nënshkroi me gjigantin energjetik shtetëror të Rusisë Gazprom vitin e kaluar për të furnizuar rreth 4.5 miliardë metra kub gaz në vit.
Njoftimi vjen pasi Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó vizitoi Moskën javën e kaluar për të diskutuar potencialin për një marrëveshje me homologun e tij rus Sergej Lavrov. Kryediplomati rus tha në atë kohë se "kërkesa e Budapestit për më shumë gaz do të shqyrtohet menjëherë".
Hungaria është aktualisht pas vendeve të tjera anëtare të BE-së në sigurimin e furnizimeve me gaz përpara dimrit. Rezervat e vendit janë vetëm 50% të plota, krahasuar me një mesatare në mbarë bllokun prej 68%, sipas Politico.
Hungaria, si shumë vende të tjera europiane, është shumë e varur nga energjia ruse, me rreth 80 për qind të gazit të saj që vjen nga Rusia. Budapesti ka kundërshtuar me vendosmëri çdo sanksion të mundshëm të BE-së për gazin rus, megjithëse nuk ka votuar kundër paketave ndëshkuese të Brukselit.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Gjermania shqyrton kthimin te energjia bërthamore - Synimi është shmangia e krizës energjetike në dimër!
Pas kthimit te termocentralet me qymyr, qeveria gjermane po shqyrton mbajtjen e centraleve bërthamore. Synimi është shmangia e krizës energjetike në......

Shqiptarët, më shumë sigurime për jetën e sëmundjet - Janar-qershor, 7 milionë usd në portofolin e Aksidenteve dhe Shëndetit, rritje 16.55%
Gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë shënuar rritje të dukshme të shqiptarëve që kanë vendosur të sigurohen nga sëmundjet, aksidentet, por edhe jetën. AMF......

Turizimi, dega me potenciale të mëdha - Licaj: Ka kërkesë për studentë, pagat janë rritur
Industria e turizmit ka nevojë për forcë të kualifikuar punëtore me qëllim rritjen e shërbimeve për pushuesit vendas dhe turistët e huaj. Në një intervistë......

Britania eksperimenton javën e shkurtër të punës - Vetëm katër ditë pune në javë, ndërsa projekti do të zgjasë 6 muaj
E paralajmëruar muajt e fundit, eksperimentimi i javës së shkurtër të punës në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur zyrtarisht. Falë një projekti pilot që do të......

Austria “vrapon” të prodhojë vetë energjinë - Vendi importon zakonisht 80% të gazit nga Rusia
Austria importon zakonisht 80% të gazit të saj nga Rusia. Përballë rrezikut të ndërprerjes së furnizimeve, gjithnjë e më shumë vende marrin në dorë situatën......

Mona Lisa është e sigurtë - Sistemi “i gjetur” që freskon ndërtesat e Parisit në kohë krize
Edhe Franca është goditur nga një valë anomale të nxehtit. Por Mona Lisa reziston ndaj këtyre temperaturave. Për kryeveprat e artit ajri i kondicionuar mund të......

Çfarë ndodhi me e-Albania-n? Autoritetet shqiptare të rezervuara me informacionet: Dy sulme e dy hetime! Balluku: Reformë e thellë të gjithë sektorit
Dy sulme ndaj portalit unik qeveritar e dy hetime, një nga ekipi i Microsoft e një nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me FBI-në amerikane. Ka qenë ky......

30 mijë lekë subvencionim për çdo hektarë grurë - Krifca: 1.2 miliardë lekë më shumë në skemën kombëtare të bujqësisë
Për çdo fermerë që prodhon mbi një hektarë grurë do të financohet me shumën 30 mijë lekë. Ky është vendimi I radhës që qeveria ka vendosur të marrë për të......