Shqipëria Postuar më 29 Korrik 2022, 15:44

30 mijë lekë subvencionim për çdo hektarë grurë - Krifca: 1.2 miliardë lekë më shumë në skemën kombëtare të bujqësisë

Nga SCAN TV
30 mijë lekë subvencionim për çdo hektarë grurë

Për çdo fermerë që prodhon mbi një hektarë grurë do të financohet me shumën 30 mijë lekë. Ky është vendimi I radhës që qeveria ka vendosur të marrë për të subvencionuar bujqësinë. Ministrja Frida Krifca pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se në hambare janë të depozituar rreth 225 mijë grurë.

Për fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë do të marrin 30 mijë lekë për hektar. Këta fermerë do të mbështeten edhe për koston e naftës, do japim 500 milionë lekë për të rritur mbështetjen  30 mijë fermerë kanë përfituar mbështetje deri më tani. 1.2 mld lekë i shtohet skemës kombëtare të bujqësisë"

Nga ky buxhet I miratuar, një investim do të ketë edhe për naftën ku edhe në këtë sektorë do të ketë një financim shtesë.

Për naftën buxhet mbi 500 milionë lekë, kanë përfituar 30 mijë fermerë përfitues nga skema e bujqësisë. Përftitim do kenë dhe peshkatarët veç për këtë kategori d ketë financim 40 lekë për litër. Do fuqizojmë sektorin e peshkimit.

Ministrja Krifca tha se eksportet për Shqipërinë në 6 mujorin e parë janë rritur përafërsisht me 25% në vlerë dhe volume.

Marinela Lina / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=_HyJbHAYa2c

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat