Europa Postuar më 29 Korrik 2022, 13:50

Vera e ishujve grekë - Vendi regjistron 20 miliardë euro të fitime nga turizmi

Nga SCAN TV
Vera e ishujve grekë - Vendi regjistron 20 miliardë euro të

Pavarësisht mungesës së turistëve ukrainas dhe rusë, turizmi në Greqi është rimëkëmbur dhe shënon një numër rekord turistësh. Vetëm në muajin qershor nga Britania e Madhe dhe Gjermania në vend kanë mbërritur 900 mijë turistë që kanë populluar sërish plazhet dhe lokalet si në kohën para pandemisë.

Sipas të dhënave të fundit, britanikët që kanë zgjedhur Greqinë për t’u shplodhur dhe të shijojnë detin, kanë qenë më shumë se 540 mijë. Për javën e parë të gushtit autoritetet parashikojnë mbërritjen e më shumë se 1 milion turistëve. Sipas autoriteteve ka pasur një rritje prej 20% të turistëve që vijnë me avion në krahasim me vitin 2019. Dhe korçerat në detet greke janë rritur me 25%. Një sezon, që sipas parashikemeve të autoriteteve do të sjellë 20 miliard euro fitime në krahasim me 18 miliard euro në vitin 2019.

Qeveria e Athinës synon të mbështesë rimëkëmbjen e sektorit të turizmit pas dy sezoneve të kushtëzuara nga pandemia e Covid 19. Në vitin 2020 turistët u pakësuan me 30% në krahasim me vitin 2019, pa u rikthyer në nivelet para krizës një vit më vonë.

Qeveria greke ka ndarë 800 milion euro ndihma shtetërore për të mbështetur sipërmarrjet turistike të goditura nga kriza shëndetësore, të cilat tashmë shpresojnë se mund të vazhdojnë me forcat e tyre.

Si cdo vit në muajt e pranverës dhe të verës, do të ketë konkurrencë nga Turqia dhe Spanja, të cilat gjithashtu kërojnë të tërheqin turistë nga vendet e Europës Veriore duke ofruar të njëjtat cmime dhe kushte si Greqia.

Pas dy vitesh pandemi është rikthyer dëshira për  të udhëtuar, edhe pse me situatat kaotike të krijuara në aeroportet europiane, ka nga ata që i kanë anuluar prenotimet. Por ky nuk është rasti i Greqia, ku sipas autoriteteve cdo gjë funksionon si duhet. Dhe kështu pavarësisht luftës në Ukrainë dhe kostos së shtrenjtë të jetesës, Greqia rikthehet në një nga destinacionet e preferuara për muajt e nxehtë të verës.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=6Cen2rkhghQ

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat